“Anxhela Merkel e futbollit”, kundërshtarin e Laçit e drejton një femër

Jun 19, 2019 | 9:47
SHPËRNDAJE

Laçi ka president Pashk Laskën, ndërsa Hapoel Ber Sheva drejtohet nga një femër, e cila është bërë e famshme në Izrael për suksesin e jashtëzakonshëm si biznesmene dhe për më tepër në drejtimin një klubi futbolli. Por kush është Alona Barkat, e cila tri vite më parë, kur Hapoel Ber Sheva mposhti Interin në “San Siro”, u pagëzua me emrin “Anxhela Merkel e futbollit” nga tabloidi i famshëm gjerman “Bild”.

Hapoel

49- vjeçarja Alona Barkat është pronarja e Hapoel Ber Shevës prej vitit 2007. Nën drejtimin e Barkat, Hapoel Beer Sheva u transformua nga një ekip modest në vështirësi financiare në një prej klubeve kryesore në futbollin izraelit. Me mijëra tifozë dhe me tre kampionate të fituara në katër sezonet e fundit, Barkat ishte protagonistja absolute femër në Izrael. Barkat u lind dhe u rrit në Ashkelon, një qytet i njohur në Izrael, ndërsa më pas, familja e saj u transferua në Jerusalem.

img883928

Pasi kreu shërbimin e detyruar ushtarak, ajo diplomua për histori në Universitetin Hebraik të Jerusalemit. Gjatë studimeve, ajo u njoh me bashkëshortin e ardhshëm, Eli Barkat, atëherë një student për Matematikë dhe Shkenca Kompjuterike. Eli Barkat është vëllai i kryetarit të Bashkisë së Jerusalemit, Nir Barkat.

Për tetë vjet, 1996-2004, Alona dhe bashkëshorti i saj jetuan në SHBA, së bashku edhe Nir Barkat, ku investuan në kompaninë Check Point, si dhe dy fonde “Ventur Capital”, BRM dhe INV. Barkat financoi disa projekte sociale dhe ishte aktive në organizatat e hebrenjve të Amerikës, AIPAC dhe “Federata e Hebrenjve” të San Françiskos.

Në vitin 2004, ajo u kthye në Izrael me familjen e saj. Marrëdhëniet me biznesmenin Lonie Herzikoviç, asokohe pronari i klubit të njohur, Makabi Tel Aviv, e futënBarkat në botën e sportit.

Barkat

Ai e bindi që të blinte klubin e futbollit, Hapoel Ber Sheva, që militonte në kategorinë e dytë. Alona Barkat e bleu klubin në verën e vitit 2007, nga pronari i mëparshëm Eli Zino, duke u bërë kështu femra e parë në Izrael që zotëronte një klub futbolli. Skuadra që përfaqëson qytetin e Ber Shevës njihet në Izrael për një tifozëri shumë të zjarrtë. Madje, edhe presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin, është një tifoz i hershëm i Hapoel Ber Shevës.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura