Anxhela Martini merr surprizën e veçantë nga bashkëshorti, shikoni çfarë “përralle” e rrethon

May 24, 2018 | 19:41
SHPËRNDAJE

Modelja bukuroshe Angela Martini ka festuar ditëlindjen dhe ka ndarë me ndjekësit e saj surprizën që bashkëshorti i saj, producenti rumun, i kishte përgatitur.

Siç shihet dhe në fotot dhe videot që modelja ka publikuar në “Instagram” dhe “Instastory”, bashkëshorti i saj ka bërë të mundur që bukuroshja shqiptare të kaloj një ditëlindje të paharrueshme dhe shumë romantike.

Partneri i saj e kishte mbushur me zbukurime dhe urime çdo pjesë të vendit ku ata po qëndronin, duke i vendosur një tortë të madhe mbi krevat. Mëngjesin e servirur me një tryezë mjaftë romantike, çdo pjesë të vendit mbushur me tullumbace e dedikime dhe në bregun e detit kishte mundësuar një urim me llamba shndritëse ku shkruante “Happy Birthday My Love” (gëzuar ditëlindjen e dashura ime).

Angela Martini nuk ka vonuar ta falënderoj partnerin e saj për ditëlindjen e paharrueshme që i ka bërë të kalojë. Ajo ka postuar një foto në “Instagram”, ku shkruan “Thank you, my Love” (Faleminderit i dashuri im).

Panorama Plus

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura