Anulohet zhvillimi i të gjitha prokurimeve publike. Çfarë thuhet në njoftimin e Agjencisë

Apr 1, 2020 | 19:27
SHPËRNDAJE

Asnjë tender publik nuk do të zhvillohet gjatë kësaj periudhe, ndërsa procedurat do të vazhdojnë veëtm për ato tendera që lidhen me ngushtësisht me mbulimin e nevojave të dala në kuadër të situatës së shkaktuar nga pandemia Covid 19 dhe që konsiderohen të domosdoshme.

app

Agjencia e Prokurimit Publik ka pezulluar zhvillimin e tenderave, fakt që u bë më herët i ditur edhe nga kreu i opozitës, Lulzim Basha.

Sipas njoftimit të APP-së, urdhorhen “autoritetet kontraktore të pezullojnë gjitha procedurat e prokurimit, përfshirë këtu edhe procedurat e prokurimit me vlerë të vogël, për objekte prokurimi të cilat nuk lidhen ngushtësisht me këtë situatë, deri në një njoftim të dytë”.

 

Njoftimi i plotë:

Në vijim të Njoftimeve të deritanishme, mbi shpalljen e procedurave të reja të prokurimit publik, apo vijimin e procedurave apo kontratave në proces, Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”) në mbështetje të nenit 13 të Ligjit Nr. 9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, sjell në vëmendje si më poshtë vijon:

Autoritetet kontraktore duhet të vijojnë procesin e prokurimit vetëm për ato procedura prokurimi që lidhen ngushtësisht me mbulimin e nevojave te dala në kuadër të situatës së shkaktuar nga pandemia Covid 19 dhe që konsiderohen të domosdoshme.

Në kuptim të sa më sipër, autoritetet kontraktore të pezullojnë gjitha procedurat e prokurimit, përfshirë këtu edhe procedurat e prokurimit me vlerë të vogël, për objekte prokurimi të cilat nuk lidhen ngushtësisht me këtë situatë, deri në një njoftim të dytë.

Gjithashtu, të pezullohen edhe ato procedura prokurimi që janë në proces, objektet e të cilave nuk lidhen me situatën e shkaktuar nga pandemia, deri në një njoftim të dytë.

Për këtë qëllim, sjellim në vëmendjen e të gjithë autoriteteve kontraktore dhe operatorëve ekonomikë stafi i APP-së është në dispozicion për çdo kërkesë për asistencë, pyetje apo paqartësi, të cilat mund t’i dërgoni në adresën e-emailit: [email protected]. Duke ju falënderuar,

DREJTOR I PËRGJITHSHËM

Reida Kashta​

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura