Anulohet takimi i shumëpritur Thaçi-Vuçiç në Bruksel, shkak u bë…

Sep 7, 2018 | 11:15
SHPËRNDAJE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk do të takohen sot në Bruksel në takimin trepalësh me shefen e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini.

Mosrealizimin e këtij takimi e ka raportuar edhe televizioni serb “RTS”.

th-1516880544-2538205-1516885650-7866877_1536312521-3985410

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç në Bruksel do të bisedojë vetëm me përfaqësuesit evropian, por jo edhe me presidentin e Kosovës Hashim Thaçin,ka njoftuar edhe ky medium. Sipas tyre Vuçiç ka refuzuar ta takojë Thaçin.

Sot takimi në Bruksel, flet Thaçi: Po hyjmë në fazë të re të dialogut, marrëveshja përfundimtare…

Presidenti Hashim Thaçi ka folur para mediave në Bruksel, pak kohë para se të nis takimin me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiq në kuadër të bisedimeve Kosovë-Serbi.

Thaçi ka deklaruar se Kosova po hyn në një fazë të re të dialogut i cili sipas tij pritet të shënojë progres sikurse për popullin serbë ashtu edhe për popullin e Kosovës dhe gjithë rajonin, njofton Klan Kosova.

”Po hyjmë në një fazë të re të dialogut mes Kosovës e Serbisë. Për të arritur një marrëveshje përfundimtare obligative. Ky dialog besoj do të shënojë një progres edhe për Serbinë, për popullin tonë dhe për rajonin. Jam i vetëdijshëm që do të kemi pengesa por edhe vështirësi të mëdha por ja vlenë për t punuar që të shënojmë progres. E ritheksoj ky dialog dhe marrëveshja përfundimtare, ka kuptim vetëm atëherë kur të ndodhë njohja reciproke mes Kosovës e Serbisë që nënkupton anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara si dhe fitimin e njohjeve globale”, ishte kjo deklarata e Thaçit.

Sytë nga Brukseli/ Sot takimi Thaçi-Vuçiç, a do të diskutohen kufijtë?

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mund të diskutojë sot në Bruksel me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe kryediplomaten e BE-së Federica Mogherini, mbi çështjen e korrigjimit të kufijve.

thacivucic_1529436842-9171444

Kuvendi i Kosovës dështoi për mungesë kuorumi, që ta ndalojë Thaçin ta trajtojë këtë çështje. Opozita dështoi, por edhe shumica. Ata nuk arritën që të miratojnë delegacionin e propozuar nga Kryeministri Ramush Haradinaj për bisedimet e Brukselit, ku ishin përfshirë edhe përfaqësues të opozitës. Gjatë kohës që pozita dhe opozita në Kosovë akuzonin njëra-tjetrën për bllokim të Kuvendit pa bashkëpunuar, Thaçin dhe Vuçiçin i ndanin vetëm pak orë nga takimi në Bruksel.

Përplasjet pozitë-opozitë në Kosovë bënë që Kuvendi të dështojë, por axhenda e Presidentit Thaçi vazhdon sipas parashikimit të tij. Sot, ai mund të flasë me Vuçiç edhe mbi korrigjimin e kufijve. Tri ditë radhazi, Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta miratojë rezolutën kundër Thaçit si dhe ka dështuar të çojë përpara edhe ekipin negociator me Serbinë të emëruar së fundmi nga Kryeministri Haradinaj. Kjo, për shkak të mungesës së kuorumit.

Shefat e grupeve parlamentare nga PDK dhe LDK kanë deklaruar se nuk është arritur asnjë marrëveshje mes opozitës dhe pozitës. Kryeparlamentari Kadri Veseli kishte propozuar që asnjëra palë të mos e bllokojë punën e Kuvendit dhe të marrin pjesë aktive në seancë. Ai tha se duhet të vendoset që dy çështjet e ngritura të diskutohen veç e veç dhe të votohen nga deputetët dhe rezultati i votimit të jetë u obligueshëm për të gjitha palët. Por, as kjo nuk u realizua. Nga LDK-ja në opozitë, Avdullah Hoti akuzoi kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, se po e bllokon Kuvendin. Sipas tij, opozita nuk i ka numrat për të thirrur seancën, nuk ka kuorum, sepse po ta ketë, e rrëzon këtë Qeveri.

Nga PDK, Krasniqi tha se “Nuk ka asnjë vullnet, që të arrihet një marrëveshje”. Sipas tij, opozita ka refuzuar që Presidenti të shkojë vetë në dialog, por tani, me vendimet e tyre, ata po ia mundësojnë vetë Presidentit të shkojë. Për ta ndalur Thaçin, Vetëvendosja po thërret protestë masive kundër tij. Ndërkohë, përpara nisjes në Bruksel, Thaçi ka thënë në konferencën e pestë të ambasadorëve se: “Nuk do të ketë ndarje të Kosovës, nuk do të ketë shkëmbim të territorit dhe nuk do të ketë Republikë Serbe në Kosovë”. Ai ka theksuar se marrëveshja Kosovë-Serbi do të ketë kuptim vetëm nëse ndodh njohja reciproke ndërmjet dy vendeve.

Thaçi beson se Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në konsolidimin e shtetësisë së vet, por për të vazhduar më tutje duhet të mbyllen disa çështje të hapura, që i ka konsideruar plagë që e lëndojnë dhe e ngadalësojnë konsolidimin e mëtejshëm. Presidenti i Kosovës është shfaqur optimist se është krijuar një moment i ri ndërkombëtar në favor të marrëveshjes përfundimtare, ligjërisht obliguese, për normalizim të plotë të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.

“Kosova është e gatshme që në kuadër të definimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, të bëjë korrigjimin e vijës kufitare” është shprehur Thaçi. Sipas tij: “Çdo marrëveshje me shtetin serb do të bëhet në atë mënyrë që të jetë e pranueshme për SHBA-të dhe BE-në”.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura