Anulohet festivali i ‘Eurovizionit’, ja çfarë do të bëjnë këngëtarët në nder të të prekurve nga kriza e pandemisë së COVID-19

May 13, 2020 | 14:35
SHPËRNDAJE

Festivali i muzikës europiane”Eurovizion”, qe pritej te zhvillohej në datat 12, 14 dhe 16 maj eshte anuluar. Por pavaresisht ketij vendimi, këngëtarët do te kendojne nga vendet e tyre per te nderuar të prekurit nga kriza e pandemisë së virusit vdekjeprures COVID-19.

eurovizion 1223

Shqipëria, që përfaqësohej nga këngëtarja Arilena Ara, fituese e Festivalit te 58 të Këngës ne RTSH, do te konkurronte në natën e dyte gjysmë finale, në datën 14 maj per te pare me pas nese do te kalonte dot apo jo ne naten finale.

Finalja e Eurovizionit do të transmetohej të shtunën 16 maj, por organizatorët po shprehen se nuk eshte nevoja të mendojne per ato veshjet e çuditëshme, apo rregullimin e teksteve.

Eurovision do të transmetohet drejtpërdrejt në të gjithë Evropën, përfshirë BBC One dhe do të tregojë të gjitha aktet dhe këngët të cilat do të ishin pjesë e konkursit të këtij viti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura