Anulohet derbi më i madh grek, pas dhunës që shpërtheu në stadium (Video)

Nov 22, 2015 | 14:40
SHPËRNDAJE

Për shkak dhunës në stadium, është anuluar për herë të parë derbi më i madh në Greqi, midis Panathinaikos dhe Olimpiakos. Mediat greke shkruajnë se përplasjet filluan rreth dy orë para ndeshjes, kur një grup tifozësh të Panathianikosit kanë dashur të hyjnë me forcë në stadium, teksa disa prej tyre kanë hedhur fishekzjarre në këmbët e lojtarëve të Olimpiakosit, të cilët kishin dalë për të bërë nxemjen në fushë.

grek4

Megjithëse pak më vonë situtata dukej se ishte qetësuar, gjyqtari i ndeshjes ka njoftuar për anulimin e saj, pasi shefi i policisë përgjegjës për derbin dhe forcat policore në stadium nuk kanë garantuar sigurinë e ndeshjes.

Kjo ka shkaktuar edhe shpërthimin e dhunës. Dhjetëra huliganë hynë me forcë në fushë dhe u përleshën me policinë.

10077391

Raportohet se të paktën 50 persona janë shoqëruar në polici ndërsa 16 prej tyre janë arrestuar. Tre policë kanë mbetur të lënduar.

Presidenti i klubit të Panathinaikosit dhe aksioneri kryesor i tij, Janis Alafouzos, ka deklaruar se do të japë dorëheqjen në një mbledhje të bordit drejtues në mesditën e së dielës dhe propozon të tërhiqet ekipi i tij nga kampionati grek.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura