Anulohen emisionet e argëtimit të motrave Vjollca, mesazhet e ndjera për momentet tragjike

Nov 28, 2019 | 21:12
SHPËRNDAJE

Pas tërmetit të tmerrshëm, i cili goditi Shqipërinë, kryesisht Durrësin, Krujën, Tiranën, Laçin dhe Lezhën, dy motrat Vjollca kanë deklaruar se këtë fundjavë nuk do të transmetohen programet e tyre argëtruese. 

Luana Vjollca, gjithë këtë javë, ka shfrytëzuar profilin e saj në “Instagram”, i cili ndiqet nga 1,6 milionë njerëz, për të sensibilizuar shqiptarët kudo ku ndodhen që të kontribojnë me ndihma për familjet e goditura nga tërmeti. Ajo si fillim ka lajmëruar për mbledhjen e ndihmave në sheshin “Nënë Tereza” dhe më pas në mbledhjen e ndihmave monetare në adresën “gofoundme.com”.

<script>

“Ftojmë të gjithë shqiptarët të na bashkohen në aksionin tonë për ndërtimin e shtëpive për njerëzit që kanë humbur shtëpinë. Shumë lot e dhimbje, ngushëllime të gjithë njerëzve që kanë humbur persona të familjeve të tyre. Lusim Zotin të jeni të gjithë mirë!”, ka shkruar Luana Vjollca në “Instagram”. Gjithashtu, ajo lajmëron se koncerti i saj, i cili do të zhvillohej në Bruksel, për nder të festave të 28 dhe 29 Nëntorit, do të anulohet. Gjithashtu, edhe programi i saj “Shiko kush luan.”

View this post on Instagram

Stafi i “Klanifornia”, ashtu si çdo shqiptar, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për jetët e humbura në këtë tragjedi. Shpreh solidaritet për të gjithë ata që po kalojnë një traumë kaq të madhe. Shpreh falenderim për këdo që, me vetëmohim, po lufton me rrënojat për të shpëtuar jetë njerëzish. Shqiptarët kudo që ndodhen, sot janë bashkë më shume se kurrë dhe kjo është e vetmja mënyrë për t’ia dalë mbanë! Për respekt të jetëve të humbura, familjarëve të tyre apo njerëzve që janë prekur nga kjo tragjedi, kemi vendosur anullimin e shfaqjes këtë javë, me urimin dhe shpresën, që duartrokitjet dhe të qeshurat tuaja të kthehen ne lutje dhe gjithçka të marrë fund sa më shpejt. Ju duam!

A post shared by Marina Vjollca (@marina_vjollca) on 

<script>
Edhe motra e saj, Marina Vjollca, me të cilën ndajnë audiencën në të njëjtën ditë dhe orë në ekrane të ndryshme, ka lajmëruar se “Klanifornia”, një program argëtues, nuk do të transmetohet këtë të shtunë. “Stafi i ‘Klanifornia’, ashtu si çdo shqiptar, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për jetët e humbura në këtë tragjedi. Shpreh solidaritet për të gjithë ata që po kalojnë një traumë kaq të madhe. Shpreh falënderim për këdo që me vetëmohim, po lufton me rrënojat për të shpëtuar jetë njerëzish. Shqiptarët kudo që ndodhen, sot janë bashkë më shumë se kurrë dhe kjo është e vetmja mënyrë për t’ia dalë mbanë! Për respekt të jetëve të humbura, familjarëve të tyre apo njerëzve që janë prekur nga kjo tragjedi, kemi vendosur anulimin e shfaqjes këtë javë, me urimin dhe shpresën që duartrokitjet dhe të qeshurat tuaja të kthehen në lutje dhe gjithçka të marrë fund sa më shpejt. Ju duam!”, shkruan Marina në profilin e saj në “Instagram”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura