Zyrtare, derbi luhet më 12 mars në “Qemal Stafa”, Partizani pranon kërkesën e tifozave

Feb 26, 2015 | 15:30
SHPËRNDAJE

Pas shumë bisedimeve dhe pikëpyetjeve të mëdha më në fund u zyrtarziua dhe vendi se ku do të luhet derbi i kryeqytetit. Përballjames Tiranës dhe Partizanit do të luhet Peqin, të shtunën në orën 14:00. Ndeshja u vendos që të zhvillohet në impiantin e këtij qyteti, që nuk i kalon 5 mijë spektatorë.

Takimi mes palëve për të shtyrë për një datë tjetër sfidën dështoi, pasi klubi i Partizanit kërkoi luajtjen me çdo kusht të sfidës gjatë kësaj fundjave.

Problemet me fushën e re të stadiumit “Qemal Stafa” që nuk ishte ende gati për të pritur derbinm cuan fillimisht në shtyrjen e derbit për në datën 12 mars, por Partizani pas komunikatës së Tiranës refuzoi duke bërë të ditur nëpërmjet zyrës së shtypit se derbi duhej të luhej këtë fundjavë.

Për Tiranën koha për gjetjen e një stadiumi ishte e limituar, dhe duke qenë se “Elbasan Arena” është në rikonstruksion ndërsa Teuta do të luajë në Durrës me Skënderbeun, një prej alternativave ishte dhe stadiumi i Peqinit, ku në fakt kapaciteti dhe kushtet e impiantit duket se janë “të varfëra” krahasuar me madhështinë e kësaj sfide.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura