Antonela dhe Meridiani thyejnë rregullat e ‘Big Brother VIP’/ Ja cili është vendimi që mori vëllai i madh për ta

Nov 24, 2021 | 11:11
SHPËRNDAJE

Antonela Berisha dhe Meridian Ramçaj janë dënuar mbrëmjen e djeshme nga vëllai i madh. Shkak u bë thyerja e një prej rregullave kryesore të shtëpisë së ‘Big Brother VIP’.

meridian antonela

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” dhe ish-banori i “Big Brother 7” u kanë dhënë informacione banorëve në shtëpi për atë çka flitet rreth tyre jashtë.

Si rezultat, ata nuk do të kenë buxhet deri në një njoftim të dytë nga vëllai i madh, me përjashtim të rastit nëse banorët e tjerë të shtëpisë do të tregohen zemërgjerë dhe do t’u japin nga buxheti i tyre.

Dy konkurrentëve ju tha se nuk duhet t’i tregojnë banorëve arsyen e dënimit që kanë marrë, sepse duhet ta mbajnë sekret.

Atëherë kam një komunikim për ju nga vëllai i madh Antonela dhe Meridian. ‘Big Brother’ ka vënë re se ju keni thyer një nga rregullat kryesore të programit duke dhënë informacione në mënyrën sesi interpretohen ngjarjet jashtë shtëpisë së ‘Big Brother’.

Për këtë arsye vëllai i madh ka vendosur t’ju paralajmërojë se nuk mund ta bëni më këtë gjë, në të kundërt do të përjashtoheni. Ky është paralajmërimi i fundit dhe për këtë do të merrni një dënim. Nuk do të keni të drejtë të përfitoni nga buxheti javor deri në një njoftim të dytë.

Këtë gjë duhet ta mbani të fshehtë nga banorët, mos tregoni për çfarë jeni dënuar vetëm por thjesht të tregoni që nuk do të keni buxhet derisa ‘Big Brother’ t’ju njoftojë ndryshe. Do të thotë qe nuk do të hani vetëm nëse ata tregohen zemërgjerë me ju dhe do t’ju japin nga buxheti i tyre”.

antonela berisha, meridian ramcaj (2) antonela berisha meridian ramcaj (10) antonela berisha meridian ramcaj (9) antonela berisha meridian ramcaj (8) antonela berisha meridian ramcaj (3) antonela berisha meridian ramcaj (4) antonela berisha, mevlan shaba (4) antonela berisha, mevlan shaba (6) antonela berisha, mevlan shaba (1) antonela berisha mevlan shaba ledjana prenga (13)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura