Antikanabisi, asgjësohen parcelat me hashash në Vlorë

Jul 9, 2015 | 9:23
SHPËRNDAJE

Policia e Vlorës ka asgjësuar 886 rrënjë bimë kanabis sativa. Aksioni i policisë u përqendrua në fshatin Kocul, në vendin e quajtur Përroi i Kusarit, ku u konstatuan 6 parcela me 416 rrënjë bimë narkotike, me lartësi deri në 130 cm.


Ndërkohë në fshatin Ramicë, në vendin e quajtur Përroi i Mullies, janë konstatuar 5 parcela me 250 rrënjë bimë narkotike, me lartësi deri në 120 cm.

Në fshatin Vermik, në vendin e quajtur Tunelet e Vermikut është konstatuar 1 parcelë me 220 rrënjë bimë narkotike, me lartësi deri në 100 cm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura