Antiinformaliteti me bazë risku, si u grumbulluan 8 mln euro në 8 biznese

Jun 17, 2016 | 10:05
SHPËRNDAJE

Zhvendosja e aksionit antinformalitet nga bizneset e vogla në kontrollin e subjekteve të mëdha sipas modulit të riskut duket se po rezulton më efikas në rendimentin e mbledhjes së të ardhurave buxhetore.

10 milione leke gjobe per bizneset qe nuk leshojne kupon tatimor
Rezultatet e vërteta duket se po vijnë nga kontrollet mbi tatimpaguesit e TVSH-së dhe shembujt konkretë për rritjen e rendimentit fiskal në kategori i ka dhënë Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Zyra e taksave regjistroi një të ardhur 1.1 miliardë lekësh e barazvlefshme me 8 milionë euro në vetëm 8 raste nga 15 kontrolle të ushtruara, tregon FMN në analizën e fundit që i ka bërë ecurisë së marrëveshjes me Shqipërinë.

Ndërsa nga verifikimi i kryer mbi 1358 tatimpagues të TVSH-së ne mars 2016 ka dhënë një shtesë prej 2,9 miliardë lekësh ne te ardhura.

Rajoni i Tiranës spikati, ku hulumtimi 651 rasteve në bizneset e TVSH-se rriti me 1,5 miliardë lekë rezultatet e të ardhurave.

Këto kontrolle janë bërë në segmente të biznesit me risk të lartë duke u përqendruar në metodat moderne të menaxhimit të rrezikut, vëren FMN.

Fondi këshillon që fushata kundër informalitetit duhet të shoqërohet me një monitorim të fuqishëm të përformancës, duke u fokusuar në një numër relativisht të vogël të treguesve kyç.

Për sa i përket politikës së taksave, autoritetet duhet të lehtësojnë sistemin e taksave, në mënyrë që të reduktojnë kostot administrative të biznesit. Sondazhet tregojnë se shpenzimet e tilla janë relativisht të larta.

Gjithashtu përjashtimet e mallrave të importit nga TVSH-ja duhet të reduktohen për të lehtësuar.
FMN sugjeron se, fushata antiinformalitet duhet të përqendrohet më shumë në rezultate afatgjata, duke përdorur ekspertizë dhe profile të reja të rrezikut nga njësitë e përbashkëta të riskut tatimor dhe doganor.

Masat e ndërmarra kundër infomalitetit kanë ndikuar në drejtim të rritjes se regjistrimit të bizneseve.

Monitor

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura