Antiheroi

| 9:30
SHPËRNDAJE
 

LUÇIANO BOÇI

2017-08-06-08_47_14-Luciano-Boci-Windows-Photo-Viewer

Përshfaqja e fundit e Ramës rrëzoi edhe atë pak kolor që ai e kishte mbajtur me zor brenda portretit të tij. Gërmushja, shpërfytyrimi, banaliteti, vulgariteti, dhuna verbale deri gati fizike ndaj bashkuan mashtrimit e spekulimit të përhershëm, brenda një kostumi që nuk ka asgjë qenësore me të qenët një Kryeministër.

Kryeministri, si figurë politike, është në sytë e publikut një personazh jetësor specifik me tipare e cilësi të spikatura. Kjo është një arsye jashtë rastësive që ai del në krye të vendit. Por a e përmbushi Rama një pritje të tillë?

Që në fillim nën ndikimin e paranojave e komplekseve, ai zgjodhi të shfaqej para publikut si një drejtues me kostum “ndryshe”. Por kjo “ndryshe” nuk parakuptonte normalitetin. Sjellja e Ramës u mbështet në skizofreninë dhe delirin, si shtysa natyralisht të brendshme të profilit të tij psikik.

Ato u bënë piedestali, ku ai u përpoq të portretizonte veten si një “hero” i munguar. I tillë tentoi të dilte dhe kur kërkoi t’i helmonte shqiptarët me armët kimike. I tillë tentoi të shitej dhe kur ishte gati të shiste Kosovën. I tillë tentoi të shfaqej dhe kur ra tërmeti dhe tani përgjatë pandemisë. Sikurse dhe hero plehrash. Pjesën boshe më pas, atë krahasimtare me figura si Skënderbeu apo Qemali, ia la në dorë servilëve dhe matrapazëve si vetja, rrotull tij. Miklimin e tyre e bën sipas frekuencës së ditirambeve që ato i thurin.

Gara këtu është e mbresëlënëse. Ambicia e tij e fortë, e ndërthurur me të kaluarën gjysmë kriminale dhe gjysmë bllokiste, bashkë me pjesëmarrjen në sekte bashkëkohore të dyshimta, të shoqëruara nga simptomat e dukshme të devijancave të mëdha, prodhuan një monument tipik antiheroi.

Atë antihero që të gjithë e ripanë, e rikonstatuan në Opinionin e famshëm. Një grumbull atipik cilësish absurde, ku spikasin mbi të gjitha shfazimi psikik, mashtrimi, amoraliteti gjuhësor e politik e shumë mungesë të tjerë skrupujsh.

Ky antihero nuk ka asgjë të përbashkët me atë portret prej “heroi” normal që supozohet të ketë një Kryeministër dhe që sot lideri i opozitës çdo ditë e më shumë ia vë përballë nën një kontrast që sa vjen e theksohet. Antiheroi përkundër heroit teorikisht është përfaqësuesi dhe mbrojtësi i së keqes, vesit dhe banalitetit.

Rama kalon çdo imagjinatë nëse i mvesh me të drejtë dhe bashkëpunimin me krimin, korrupsionin pandemik dhe arrogancën e theksuar. Ajo që ka prodhuar ai me ndikimin e tij, i ngjan sot një ngrehine të sëmurë rëndë, ku ndërhyrja kirurgjikale dhe mentale është e domosdoshme.

Falë antiheroizmit të tij epik në këto vite qeverisje, ne kemi sot një shtet skizofren, me standarde dhe shërbime selektive, kaotik dhe armiqësor ndaj qytetarit. Kemi një drejtësi me simptoma të forta devijancash dhe që as jep dhe as merr. Falë këtij antiheroi të kohës sonë, ekonomia është nën goditjen elektroshok të PPPve, inceneratorëve abuzivë, e tenderëve fiktivë dhe sekretë.

Shëndetësia është po kaq skizofrene, sikurse arsimi me pikiatat e tij të paimagjinueshme është zhytur në gjendje pa kurs. Madje falë këtij antiheroi dhe zgjedhjet në Shqipëri janë skizofrenike, si ato të 30 qershorit dhe Kodi Zgjedhor është i tillë. Antiheronjtë si Rama, fillimisht kur shfaqen ngjallin kërshëri, admirim spontan dhe duartrokiten.

Por më pas, kur velloja bie, degradojnë keq dhe shihen si të domosdoshëm për t’u braktisur dhe hedhur poshtë. E keqja që ato mbjellin është e madhe dhe betejat me antiheronjtë kanë kosto dhe kërkojnë përballje. Kjo sepse antiheroit, vetja në pasqyrë i ngjan gjithmonë si hero.

Motivimi që ngjall negativiteti tek ai, shoqëruar me frikën e shembjes, është angazhues dhe pasionant. Një pasion i të sëmurit për mend. Rama në atë dalje, gati sa s’ulëriti: unë jam heroi. Ndërsa paneli e publiku e dinë mirë që para tyre, tashmë kanë antiheroin e kohës sonë.

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.