Antidroga në 5 shtete, nga 18 arrestimet 3 në Shqipëri. Emrat

Feb 13, 2016 | 11:23
SHPËRNDAJE

Operacioni mes Policive të Shqipërisë, Maqedonisë, Turqisë, Kosovës dhe Serbisë vuri në pranga 18 shtetas, nga të cilët 15 në Maqedoni dhe Serbi dhe 3 në Shqipëri.

foto ilustruese
foto ilustruese

Policia e Shtetit njofton se në kuadër të proçedimit penal numër 131, viti 2015,  të prokurorisë së Krimeve të Rënda, për veprën penale të ‘’Trafikimit të lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim, e parashikuar në nenin 283/a/2  të Kodit Penal, në datën 13.02.2016, në zonën e ish-Profarmës, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, është bërë i mundur arrestimi i shtetasit Bashkim MURATAJ, 52 vjeç, banues në Tiranë.

Po në funksion të proçedimit penal të lartpërmendur në datën 07.05.2015, nga ana e D.P.V Korçë, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Korçë, është bërë i mundur arrestimi në flagrancë, i shtetasve:

Mevlan IDRIZ, 39 vjeç, lindur dhe banues në qytetin Tetovë, Maqedoni, dhe Mahir ABDI, 46 vjeç, lindur në fshatin Sallarevë, Maqedoni dhe banues në qytetin e Tetovës, Maqedoni.

Po kështu është bërë e mundur të sekuestrohen në cilësinë e provës materiale: 73 gr, bimë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 4 aparate celularë, 150 euro dhe 1 automjet tip volkswagen polo me targë TE 2909 AA.

Shtetasit e lartpërmendur janë arrestuar në kuadër të operacionit ndërkombëtar ‘’Chema’’.

Në këtë operacion që zgjati rreth 1 vit, në Shqipëri, Maqedoni dhe Serbi janë sekuestruar në total 3232 gr heroinë, 4600 gr kanabis sativa dhe 2.83 gr kokainë.

Operacioni për arrestimin e tyre është koordinuar nga Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me DVP Tiranë, Korçë dhe autoritetet policore Maqedonase, Serbe,  Turke dhe Kosovare.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura