Anti- Danimarka, Gashi në vend të Roshit, ja plani i De Biazit

Sep 2, 2015 | 9:57
SHPËRNDAJE

Ka qenë një ditë e veçantë ajo e djeshmja për kuqezinjtë e Kombëtares shqiptare. Gjatë seancës së pasdites, e cila është zhvilluar me dyer të hapura, kanë mbërritur në stadiumin ku do të punonte ekipi përfaqësues afro 500 tifozë.

Kombetarja gjate stervitjes dje ne Venecia
Kombetarja gjate stervitjes dje ne Venecia

Numri i madh i tyre dhe atmosfera që krijuan i shtangën futbollistët duke i emocionuar tej mase. Pas stërvitjes, dhjetëra tifozë kanë bërë foto dhe kanë marrë autografe nga lojtarët kuqezi.

Formacioni
Seanca e paradites ka qenë krejtësisht ndryshe nga ajo e pasdites. Së pari, sepse është zhvilluar në një fushë tjetër (italianët nuk lejojnë dy seanca stërvitore në të njëjtin kompleks prej frikës se prishet bari).

Por nuk është ky ndryshimi i madh. Ai ka të bëjë me vendosjen e lojtarëve, ku binte në sy aktivizimi në mbrojtje i Ajetit përkrah Canës në qendër. Ndërkohë, në të djathtë është aktivizuar Xhimshiti.

Ka pak gjasa që ai të luajë edhe ditën e ndeshjes në atë rol, sepse është një qendërmbrojtës i mirëfilltë, por De Biazi e ka vendosur aty për t’u familjarizuar me Canën. Ka munguar Hysaj për shkak të kontraktimit dhe pritet të mungojë edhe sot në stërvitje, por mjekët janë optimistë se ai do të jetë gati për ditën e ndeshjes.

Ndërkaq, reparti i plotë i prapavijës ishte ky: Berisha në portë, Xhimshiti e Agolli nga krahët, ndërsa në qendër Cana me Ajetin.

Mesfusha e sulmi
Kaçes nuk i mjafton fakti që është titullar i padiskutueshëm te PAOK-u dhe as goli fantastik me Francën për një vend titullari ndaj Danimarkës. Ta paktën deri tani… Në qendër të mesfushës dje ishin rreshtuar Kukeli, Xhaka dhe Abrashi. Risia më e madhe vjen nga krahët, pasi nuk ishte Roshi në të djathtë, por Gashi.

Po, sulmuesi i Bazelit dje është provuar si mesfushor i djathtë i avancuar, i cili shpeshherë depërtonte edhe nga qendra kur kishte topin. Në të majtë të mesfush- ës ishte Lenjani, ndërsa i vetëm Cikalleshi.

Plani i De Biazit po bëhet gjithnjë e më i qartë: presing mbytës në mesin e fushës, lojë e shpejtë nga krahët dhe sytë nga Cikalleshi për shpejtësinë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura