Anna Nina, një ekspozitë për të prekurit nga alzhaimeri

May 5, 2016 | 10:00
SHPËRNDAJE

Pas pikturave ku tema e vetme e frymëzimit ishte deti, Anna Nina rikthehet me një tjetër ekspozitë, por tashmë të një lloji tjetër. Pasi mësoi diagnozën e së ëmës me Alzhaimer, Anna bëri bashkë një grup piktorësh që do të ngjyrosnin telajot pikërisht për të frymëzuar këtë kategori njerëzish, për t’iu zbukuruar sadopak ditët! Përmes imazheve, publiku do të informohet për sëmundjen e Alzhaimerit dhe do të ketë orientimin për të minimizuar pasojat e kësaj sëmundjeje.

anna nina 2

Përveç kësaj, muzika do të shoqërojë sadopak vetminë e moshave të treta. “Vërtet vallëzimi nuk e shëron këtë sëmundje, por argëtimi ndikon për ta kaluar më lehtë. Ndaj, arsyeja e kësaj nisme të ndërmarrë prej meje dhe miqve të tjerë është të sensibilizojmë qytetarët në lidhje me sëmundjen e Alzhaimerit, që po prek gjithnjë e më tepër kategorinë e të moshuarve. Një tjetër qëllim është të krijojmë një traditë argëtimi për këtë kategori të brishtë njerëzish nëpërmjet organizimeve të ndryshme kulturore, sidomos mbrëmjeve të vallëzimit.

 

anna nina

Do të jetë ky një ushqim për shpirtin e mendjen e gjyshërve a prindërve tanë. “Do të jetë i ftuar edhe një kërcimtar bashkëkohor nga Italia, i specializuar për ‘terapi përmes vallëzimit'”, na tregon Ana. Nga sot, ekspozita do të jetë e hapur në Durrës, në Galerinë e Arteve Pamore “Nikolet Vasia”, përbri Bashkisë së qytetit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura