Anna Getti, striptistja e club-eve të natës tani në një film aksion

Sep 2, 2015 | 10:51
SHPËRNDAJE

11
U bë e njohur në mediat shqiptare pas intervistës për suplementin ‘’Panorama Plus’’ në lidhje me punën që bënte si menaxhere e disa lokaleve striptiz, në të cilat klientë të rregullt kishin edhe njerëzit nga politika. Anna Getti duket se nuk kënaqet vetëm me punën si kërcimtare, por po ecën edhe në një profesion tjetër, atë të aktores. E për këtë ndoshta e ndihmon shumë edhe guximi që ka pasur, edhe pse në moshë është shumë e re.

‘’Kam marrë një propozim nga aktori i mirënjohur kosovar Sunaj Raca, i cili më ofroi një rol në filmin e tij të fundit që akoma po xhirohet. Filmi do të jetë i zhanrit aksion, në këtë projekt do të kem rolin e një hakmarrëse me një mafioz që më ka vrarë një personin tim. Ëndërr e kam pasur të luaj në një film dhe me sa po shoh, po shkoj drejt asaj rruge. Xhirimet akoma janë duke vazhduar dhe nuk kanë mbaruar, filmi pritet të jetë një sukses i vërtetë jo vetëm për mua’’, thekson në bisedën e shkurtër Anna.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura