Ankthi, dhjetë mënyra për ta kuruar pa ilaçe

Aug 2, 2018 | 15:02
SHPËRNDAJE

Miliona njerëz në mbarë botën luftojnë çdo ditë kundër ankthit dhe komplikacionet që sjell ai, si acarimi, luhatjet e humorit, dhimbje në kraharor dhe marramendje. Drejtimi në farmaci nuk është gjithnjë rruga e duhur. Përveç varësisë, drogat e ndryshme në shumicën e rasteve nuk zgjidhin punë. Ekspertët këshillojnë disa mënyra, pa përdorur medikamente.

Couple lying together in bed, woman restlessly awake looking away
Couple lying together in bed, woman restlessly awake looking away

BËNI AKTIVITET FIZIK

Ushtrimet janë mënyra ideale për të djegur energjinë negative që buron nga ankthi. Një analizë e 12 studimeve të kryera mbi këtë çështje rezultoi se aktiviteti fizik është një terapi e vërtetë antiankth.

BËNI USHTRIME RELAKSI

Kur njerëzit vuajnë nga ankthi, zakonisht muskujt tendosen. Ushtrimet e relaksimi mund të ndihmojnë në çlirimin e presionit.

SHKRUANI

Është e rëndësishme “të hidhni” ankthin. Disa kërkime kanë treguar se shkrimi, qoftë edhe për veten, ndihmon në menaxhimin më të mirë të ankthit.

MENAXHONI KOHËN

Duke pasur shumë angazhime, jo rrallë mund të shkohet në gjendje ankthi. Mos u shqetësoni kur i thoni jo mikut tuaj ose partnerit nëse takimi ju krijon ankth.

AROMATERAPIA

Përdorimi i disa vajrave esencialë mund të ndihmojë në kontrollimin më të mirë të gjendjes së ankthit. Livando është sidomos e dobishme, pasi ndihmon të prekurit që të bien në gjumë më shpejt si dhe ul rrahjet e zemrës.

VAJI “CANNABIODOL

” Ky vaj vjen nga bima e marijuanës dhe është efektiv jo vetëm kundër ankthit, por gjithashtu ndihmon në reduktimin e sulmeve të panikut.

MEDITIMI

Ul rrezikun e mendimeve negative, duke e bërë më të lehtë menaxhimin e stresit dhe ankthit. Aktivitete si yoga dhe tai chai janë gjithashtu të mira.

PINI ÇAJRA BIMORË

Disa lloje të tilla ndihmojnë në uljen e nivelit të ankthit. Sidoqoftë, këshillohet që të flisni për këtë me mjekun tuaj, sidomos në rast se trajtoheni me ilaçe, pasi mund të ketë pasoja.

KALONI KOHË ME KAFSHËT

Koha e shpenzuar me kafshët ul nivelet e stresit. Një studim i fundit ka konfirmuar se kafshët shtëpiake veçanërisht janë të dobishme për të luftuar gjendjet ankthioze.

KALONI KOHË JASHTË

Ka shumë studime që tregojnë se qëndrimi në ajër të pastër është një ilaç, i cili ndihmon në uljen e stresit dhe ankthit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura