Ankthi dhe depresioni i shkaktuar nga koronavirusi/ Pacientët mirënjohës ndaj mjekes së njohur neurologe Luljeta Lleshi: Na ktheu shpresën për jetën!

Jan 14, 2022 | 19:22
SHPËRNDAJE

Përgjatë ditëve të vështira të pandemisë, të shumtë kanë qenë pacientët e prekur që i janë drejtuar mjekut për ndihmë, sa i takon kurimit të stresit, ankthit dhe depresionit. Mjekja e njohur neurologë Luljeta Lleshi është parë si dritë shprese për shumë nga pacientët e saj.

luljeta

Letra të shumta kanë mbërritur në adresën e redaksisë së “Panoramës”, që kërkojnë të publikohen si shenjë falënderimi ndaj mjekes Luljeta Lleshim punës së palodhur të saj, e ndihmesës së vyer.

Ata thonë se ditët e covid-19, por edhe pas tij gjatë rikuperimit, kanë mundur t’i kalojnë më qetë falë ndihmesës së mjekes së mirënjohur neurologe, dhe se kanë gjetur zgjidhje në një kohë të shkurtër për problemet e tyre, duke theksuar madje se kanë ndërruar mjekë të ndryshëm, po zgjidhje kanë marrë te znj.Lleshi.

Luljeta Lleshi është mjeke e njohur në fushën e neurologjisë. Me një karrierë të gjatë e të shkëlqyer mbi supe ajo numëron plot histori suksesi me pacientët e saj. Me profesionalizmin e saj ndër vite, doktoreshë Lleshi i ka gjetur zgjidhje shumë problematikave të shumë pacientëve që vuajnë nga sëmundje të shëndetit mendor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura