Ankth për familjarët e Ansu Fati, hajdutët i hynë në shtëpi ndërsa po ndiqnin derbin

Nov 23, 2021 | 0:01
SHPËRNDAJE

Fundjava nuk ka qenë krejtësisht e gëzueshme për Ansu Fati. Nga njëra anë ishte suksesi i Barcelonës në derbi, por nga ana tjetër, ishte një ngjarje që e sheh atë t’i bashkohet listës së gjatë të lojtarëve të klubit katalanas që bëhen viktimë e grabitjeve në shtëpi.

ANSU FATI 1

Keqbërësit raportojnë se kanë hyrë në shtëpinë e tij ndërsa familjarët e lojtarit gjendeshin në katin e parë duke ndjekur ndeshjen ndaj Espanjolit. Ata duket se kishin studiuar mirë situatën, pasi kishin hapur një dritare, kishin çaktivizuar alarmet e sigurisë dhe kamerat si dhe kishin shkuar direkt në katin e dytë të vilës. Falë kësaj njohurie të mirë të terrenit, kishin arritur të rrëmbenin para, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë nga shtëpia e futbollistit të Barcelonës.

Familjarët kishin dëgjuar zhurma e për këtë arsye kishin lajmëruar policinë dhe forcat e sigurisë të klubit, por ato mbërritën shumë vonë dhe keqbërësit ishin larguar pa lënë gjurmë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura