Ankth edhe te Kukësi, 3 lojtarët që dyshohen me Koronavirus te Vllaznia ishin në fushë në miqësore

Sep 30, 2020 | 18:21
SHPËRNDAJE

Tre lojtarët që dyshohet se mund të jenë infektuar me Koronavirus te Vllaznia, kanë qenë në fushë të shtunën në miqësoren ndaj Kukësit, që u luajt në kompleksin “Football Republic” në periferi të Tiranës.

kukesi vllaznia

Mësohet se simptomat te lojtarët janë shfaqur pak orë pas ndeshjes miqësore. Në rast se rezulton ndonjëri pozitiv, atëherë edhe te Kukësi kanë rrethana të arsyeshme për t’u shqetësuar dhe, pse jo, për të bërë testet për “COVID-19”, në mënyrë që gjithçka të jetë e qartësuar.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura