“Ankohemi pse nuk i intereson BE-së dekomunistizimi i Shqipërisë”- Jonila Godole: Lenini “shërohet” nga Corona dhe ngulet ne Gelsenkirchen

Jun 16, 2020 | 11:57
SHPËRNDAJE

Jonila godoleNga Jonila Godole

Një statuje e Leninit do të ishte vendosur ne qytetin Gelsenkirchen, Gjermani qysh me 22 prill, po virusi e bllokoi. Tani qe Corona iku, po bien kambanat e leninisteve, pikërisht me 20 qershor 2020 do jete përurimi. Idenë “brilante” për te vendosur per here te pare ne nje qytet perendimor gjerman Leninin, e kishte Partia marksiste-leniniste gjermane (MLDP), që në zgjedhjet e fundit fitoi 01,%.

Përkundër kritikave masive te qytetareve për mos vendosjen e statujës se frymëzuesit te “Terrorit te Kuq” me 1918 ne mes te qytetit, MLDP fitoi gjyqin me moton: “Lenini e nderon qytetin dhe frymëzon këdo qe kërkon një rruge shpëtimi nga kapitalizmi“.

Gjykata nga ana e saj votoi PRO sepse rrethanat historiko-politike te veprimtarisë se Leninit qenkëshin te parëndësishme para ligjit për mbrojtjen e monumenteve; e do, nuk e do qyteti, gjykata ua la pilaf aty statujën! Vendimi është quajtur nga qyteti një provokim i rende, dhe politikane e intelektuale kritike kane bere thirrje per mospjesemarrje ne aktivitetet festive me 20 qershor.

Ish-te burgosurit politike te shteteve te ndryshme te Europes u janë drejtuar përmes nje peticioni bashkevuajtesve te tyre te komunizmit, nder te tjera edhe ne Shqipëri, qe te firmosin kunder vendosjes se statujes se Leninit ne Gelsenkirchen. Peticioni u drejtohet kancelares Merkel, Presidentit te Bundestagut Schäuble, Presidentes se Komisionit Europian von der Leyen dhe Presidentit te Parlamentit Europian Sassoli. Nder te tjera ne peticion shkruhet:

Në kulturën tonë europiane, krimet nuk përfundojnë kur ato janë kryer, por kur ato harrohen.
– Ne ju kërkojmë të mos lejoni që krimet e komunizmit të përfundojnë (nga harresa)!

– Mos kontribuoni përmes pakujdesisë suaj në lavdërimin e kriminelëve komunistë për mendimet, fjalët dhe veprat e tyre!

– Me besimin dhe përkushtimin ndaj vlerave tona të përbashkëta europiane, ju kërkojmë që të zbatoni mandatet tuaja demokratike dhe të inicioni një datë sa më shpejtë të jetë e mundshme për miratimin e një ligji që ndalon glorifikimin e komunizmit në Gjermani, dhe me këtë hap do të parandalonit ngritjen e statujës së Leninit në Gelsenkirchen përmes instrumentit të shtetit të së drejtës.

– Me besimin dhe përkushtimin ndaj vlerave tona të përbashkëta europiane, ju kërkojmë që të zbatoni mandatet tuaja demokratike dhe të propozojmë sa më parë të mundemi një datë për çdo shtet anëtar të BE-së, që nuk ka përfshirë në legjislacion ndalimin e glorifikimit të komunizmit, dhe për ta kthyer mbrojtjen e kujtesës së viktimave të komunizmit në një arritje të acquis europiane.

Dekomunistizimi

Si nuk gjenden ca protestues te dëmtojnë apo rrezojnë statujat e Karl Marksit neper bote? Kur nuk e la Churchill Perendimin ta „shijonte“ komunizmin qe pësuan ne kurriz popujt e Europes Qendrore dhe Lindore, pa ta shihnin. Statujat qe frymëzojnë majtistet europiane jo vetëm nuk rrezohen, por sa vijne e po lulëzojnë.

Statuja me e fundit e Marksit u vendos ne Trier, Gjermani, me rastin e 200 vjetorit te lindjes me 5 maj 2018 si dhurate nga Republika Popullore (komunisto-kapitaliste) e Kines dhe u shoqërua nga mbi 300 aktivitete ne nder te tij. Nuk mungoi te përshëndeste edhe ish-presidenti i Komisionit Europian, Junker, si cili e quajti Marksin, filozofin e denuar padrejtesisht per krime qe nuk i kishte bere. Quo vadis Europa?

Dhe ne ankohemi perse nuk i intereson BE dekomunistizimi i Shqipërisë qe ta vendoste ne kushtet e negociatave për anëtarësim…

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura