Pasi Partia Agrare Ambientaliste u tërhoq nga ankimimi i saj për listat shumëemërore, Kolegji Zgjedhor vendosi të shtyjë seancën për ankimimin e Partisë Aleanca Popullore për këtë proces më datën 22 maj. Mësohet se Kolegji Zgjedhor e shtyu për datën 22 maj seancën për t’i dhënë kohë të gjitha partive.
Vendimi u mor sot paradite, pas seancës së parë për shqyrtimin e ankimimit. Sipas vendimit të sotëm, Kolegji Zgjedhor vendos të thërrasë 15 partitë që janë regjistruar për zgjedhjet.
Kreu i PAP, Artur Dojaka ka deklaruar pas seancës, se “Kolegji Zgjedhor duhet të shprehet për ankimimin tonë”.
Që më herët ai theksoi se “Nëse PAA vendosi te vepronte politikisht, partia e tij vendosi te vazhdoje ligjerisht, duke ndjekur rrugen ligjore”.
Pyetur nga mediat se a mund të ndikojë procesi për datën e zgjedhjeve, pas paktit te mbremshem Rama-Basha, ai tha: Data e zgjedhjeve, çështje që do shihet në vazhdim.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al