Anketimi për mirëqenien në Tiranën, profesori i njohur: Zonat ku kërkohet rrotacion

May 21, 2018 | 15:54
SHPËRNDAJE

Profesori i Shkencave Sociale, Aleksandër Kocani sqaron në një intervistë për Panorama se si e realizoi anketimin e mirëqenies subjektive në Tiranë, nga ku del se kryeqytetasit nuk e kërkojnë rrotacionin politik.

aleksander kocani

Ai thotë se mbi 900 intervista u zhvilluan në shtatë zona të Tiranës dhe del se në anketimin për partitë politike në njësinë 1 dhe 2 kërkohet ruajtja e kësaj statusquo-je, ndërsa në njësitë 3 dhe 8, kërkohet ndryshimi.

Cila është metodologjia që keni përdorur për anketimin që keni bërë në tiranë për ‘trazirat sociale’?

Janë bërë katër anketime, por jo me pikësynim për sjelljen e votuesve. Ne nuk kemi zgjedhur, kur ka zgjedhje bëjmë anketime apostafat për këtë. Jemi në një periudhë që po mbrojmë disa doktoratura dhe i shfrytëzojmë anketimet që të sjellë material ndihmës për doktoraturat. E para ishte për perceptimin që ka elektorati për rolin e gruas në politikë. E dyta ishte për rolin e partive të reja, jo tradicionale që dolën vitet e fundit. Cfarë perceptimi kishte elektorati për këto parti? Pse dolën? A kishte boshllëk nga partitë tradicionale PD, PS, LSI që dolën ato? Këtë pamë ne në anketimin që zhvilluam. E treta ishte për dinamikën e profilit vleror. Kemi arritur në përfundimin që sistemi vleror është ai materialist. Dhe po qe materialisht është e sigurt që ky sistem hedh në erë çdo sistem për të ecur përpara. Sistemi vleror materialist i bën njerëzit që të mendojnë për vete dhe të shkelin ligjet. Ne na del që ky profil materialist i shoqërisë shqiptare është ogur i keq për demokracinë. E katërta, ishte për profiling vleror jo materialist, por tradicional që lidhet me qëndrimet ndaj zakoneve, traditave, fesë, konservator dhe liberal. Në të katër anketimet vetëm njëra lidhej direct me partitë politike që ishte ajo për partitë e reja.

Si është bërë ky anketim?

Kemi bërë dy pyetje që të matet indikatori i mirëqenies subjective. Pyetja e parë është: sa të kënaqur jeni ju nga jeta që bëni tani. Pyetja e dytë është: cila është shkalla e lumturisë që ndjeni. A jeni shumë i lumtur, mjaft i lumtur, jo shumë i lumtur, disi i lumtur, aspak i lumtur. Ka një formulë të Ingleartit i cili zbret “shumë mirë dhe mjaft mirë” nga “keq dhe shumë keq”. Difernca që del quhet delta kënaqësia e jetës. Të njëjtën gjë bën edhe te lumturia: nga ‘shumë mirë’ dhe ‘mjaft mirë’ heq ‘jo shumë mirë’ dhe ‘keq’. Këto i mbledh pastaj, i pjesëton për dy dhe jep atë që quhet indiktatori i mirëqenies së subjective. Ky indicator mat humorin e elektoratit, pra legjitimin që i jep elektorati një pushteti politik në një kohë të caktuar. Kur je afër zeros, pozitiv ose negative është e sigurt që më shumë gjasë ka që elektorati të kërkojë rrotacion. Po qe poshtë -10, më shumë gjasë ka që të ketë rrotacion, por edhe trazira.

Anketimet në çfarë periudhe janë bërë?

Janë bërë në prill kryesisht dhe një në maj.

Anketimet i kanë bërë studentët?

Janë bërë nga studentët bachelor dhe master të shkencave politike. Ata janë të interesuar që ta bëjë mirë se do marrin vlerësim për këtë. Njëkohësisht kanë qenë të kontrolluar nga disa nivele kontrolli me student drejtues, pedagogë dhe në fund jam unë.

Anketimi është bërë në 7 zona të Tiranës, cilat janë ato?

Në njësitë 1 dhe 2 indikatori i mirëqenies subjektive ishte shumë i lartë dhe nuk bëhej fjalë për rrotacion. Te njësia 3 dhe 8 indikatori dilte mjaft i ulët dhe flet për rrotacion. Në njësitë e tjera pastaj dilnin më lart dhe totali del 8.37. Zonat janë zgjedhur në mënyrë rastësore që do të thotë që këto 7 zona përfaqësojnë Tiranën e vjetër elektorale me 11 zona. 7 nga 11 zona është goxha përfaqësim, aq më tepër që nuk i të anketuarve është goxha i lart, mbi 900. Ne në Tiranë kur bëjmë vetëm një anketim e masim me 400-500 intervista. Meqenëse ishin disa anketime, morën 3 me 240 anketime dhe 1 me 200 anketime.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura