Ankandi për Parkun Fotovoltaik të Karavastasë, ja reagimi nga institucionet europiane

May 29, 2020 | 21:35
SHPËRNDAJE

Finalizimi i ankandit për ndërtimin e parkut Fotovoltaik të Karavastasë me çmimin prej 24.89 euro, për MWh, i ofruar nga kompania fituese, Voltalia, ka marrë vlerësime nga institucione të ndryshme europiane.

6dab9ba7-1c77-4dc0-8fbd-b54de14d6c55

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, si dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në reagimet e tyre publike kanë vlerësuar procesin.

Në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare të Sekretariatit, drejtori Janez Kopač shprehet se e mirëpret këtë ankand në fushën e energjisë së rinovueshme dhe veçanërisht çmimin e arritur. Kopač shton më tej se shënon një drejtim të rëndësishëm për rajonin.

“Ne përshëndesim ankandin e suksesshëm në lidhje me energjinë e rinovueshme në Shqipëri, duke theksuar veçanërisht çmimin e arritur. Ky ankand siguroi një proces përzgjedhës konkurrues, që rezultoi me një çmim energjie më të ulët. Kjo është një fitore e konsidrueshme për konsumatorët e energjisë dhe paraqet një trend shumë të rëndësishëm të kësaj energjie në rajon”, shprehet Drejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë Janez Kopač.

Ndërsa Zsuzsanna Hargitai, drejtoresha rajonale e BERZH për Ballkanin Perëndimor, përmes një reagimi në rrjetet sociale shkruan: “Arritje e mahnitshme – 24.86 EUR /MW është më pak se gjysma e çmimit të çmimit prej 55 EUR/MW dhe një thyerje rekordi – rezultat i një tenderi të mirëorganizuar diellor – një punë e përbashkët 3-vjeçare e Shqipërisë dhe BERZH”, shkruan Hargitai.

Të mërkurën Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë përmbylli ankandin ndërkombëtar për ndërtimin e parkut fotovoltaik të Karavastasë, i cili do të jetë parku energjetik më i madh me energji solare në Ballkan. Kompania fituese u shpall Volttalia, një kompani me kapital tërësisht francez, e cila ofroi çmimin prej 24.89 euro, për MWh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura