Ankand për bamirësi, fanella e Kombëtares shitet për një shifër rekord

Mar 24, 2018 | 10:46
SHPËRNDAJE

Bluza me firmat e të gjithë futbollistëve u nxor në ankand nga “Help them Grow”, një iniciativë e 6 vajzave shqiptare, që dërgojnë lodra dhe libra në kopshtet shtetërore në Shqipëri dhe Kosovë.

Fanella e Kombetares me firmat

Fanella kuqezi u shit për çmimin rekord 850 euro, teksa u ble nga një tifoz shqiptar që jeton të Londër. Rekordi i mëparshëm i shitjes në ankand të fanellës të Kombëtares me firmat e futbollistëve ishte 500 euro.

Fanella e Kombetares ne ankand

E gjithë shuma e parave do të vihet në dispozicion për lodrat dhe librat, të cilat do të transportohen në kopshtet shtetërore.

Ankandi per fanellen

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura