Anjeza Branka: Single si zgjedhje dhe jetë luksi, detaje nga jeta ime

Aug 3, 2015 | 13:33
SHPËRNDAJE

anjeza
Me një super vilë luksoze, garderobë gjigante dhe udhëtime në mbarë botën, këngëtarja Anjeza Branka ka tërhequr kështu vëmendjen e fansave së fundi. Si mama “single” e djalit të saj, këngëtarja bën jetën që dëshiron. Se si ia ka arritur, ajo flet për gazetën “Panorama”…

 Të kemi parë në shumë koncerte jashtë vendit. Është ky momenti yt më mirë në muzikë?
Duhet ende kohë që unë të rikthehem në muzikë, ashtu siç dua. Klipi “Nizma” ishte klipi më i mirë, por më fantastikja s’ka ardhur ende, për këtë ju premtoj!

Sa para fiton nga muzika dhe cila është kënga jote më e fortë e repertorit?
Para nga muzika? Fitoj aq shumë sa për të realizuar disa klipe brenda vitit, dhe po ashtu për të realizuar projekte e këngë që të mbeten “on the top”. “Nizma” është kënga ime që kërkohet disa herë në koncertet, ku jam e ftuar.

Jeton në një vilë të madhe luksoze dhe bën shumë qejf në përgjithësi. Si e ke arritur këtë standard jetese?
Në sajë të familjes sime.

Ndërkohë je mami “singel” e një djali. Si e menaxhon kohën për të qenë pranë tij?
Në kohën kur unë nuk jam e zënë me koncerte, unë jam gjithëmonë  pranë djalit tim.

Vazhdon të jesh vetëm, apo këto kohë ke gjetur personin e duhur në krah?
Jo, jam rehat, “single”.

Është martesa në planet e tua një ditë, kur do ndiheshe e sigurt për ta hedhur atë hap?
Në fakt nuk e mendoj asnjëherë martesën, por kurrë mos thuaj kurrë!

Në plazh dukesh perfekte, si arrin ta mbash trupin të skalitur edhe pse vitet ikin?
Është e mundur. Unë i them jo jetës pasive dhe preferoj të jem gjithnjë në lëvizje. Plazhi, pishinat dhe konsumimi i frutave janë gjithmonë në favorin tim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura