Anisa Proda, vajza e verbër që po sjell pak dritë për të tjerët

Nov 3, 2015 | 12:34
SHPËRNDAJE

Prej thuajse pesë vitesh tashmë në Ministrinë e Mirëqenies Sociale, Anisa Proda, nuk ka nevojë për shoqërues në shkallët e korridoret e institucionit ku punon. Sigurisht që, për shkak të mungesës së shikimit, kushdo që e sheh të vetme nëpër korridoret, afrohet ta drejtojë, por shumë pak herë Anisa e sheh të nevojshme.

7O-LKC1YVKJpzw0_My4X3oAKQ1gCkbai4RTcECsYrJ8
I “sheh” vetë të gjitha rrugët. Mundet që të ketë qenë e vështirë në fillim, por kjo nuk ka qenë nga përvojat më të vështira. Ajo që do të kujtojë gjithnjë, është udhëtimi i saj i parë në Amerikë. Secili prej jush që e ka provuar e që nuk ka asnjë aftësi të kufizuar, mund ta marrë me mend fare lehtë ankthin e panjohur të tranziteve të shkurtra apo gjithfarë peripecish që mund të të nxjerrë e panjohura.

10 vite më parë, kur vendosi të ishte pjesë e një trajnimi në Amerikë, ndër të tjera, Anisa mësoi se njëri nga kushtet për të qenë pjesë e atij trajnimi, ishte që të udhëtoje e vetme deri në destinacion.

“Ishte një sfidë që në fillim të jep një farë ankthi, por, nga ana tjetër, edhe të motivon t’i thuash vetes mund ta bëj. Kisha 4 fluturime për t’u ndërruar dhe nuk ishte fare e thjeshtë, sado që tani e shoh pak të largët për shkak të përvojave të mëvonshme”, tregon Anisa, ndërsa kujton udhëtimin e vitit 2008, kur i duhej të bashkëjetonte për më shumë se tri javë me njerëz nga e gjithë bota e që mund t’u dukej çudi e madhe qoftë edhe të kishin një picë në tryezë.

83PWEBNLYMESmKxg5maaHQvLxVNvSgoexg19yPMa3zI
“Jo të gjithë kishin anglishte të mirë ç’ka nga ana tjetër ishte e vetmja siguri e imja për t’ia dalë, por edhe kjo ishte e qëllimshme sepse ti duhet t’ia dilje pavar- ësisht të gjithave, sido që të vinin rrethanat”.

Për shembull, nëse sot shumë prej jush, të gjithaftëve, që nuk kanë provuar ende të bëjnë rafting sepse nuk ndihen edhe aq të sigurt, Anisa Proda e ka provuar me kohë. Sigurisht që flitet për Amerikën, dhe organizime me mundësi shumë më të mëdha ekonomike, por sidoqoftë, jo të gjithë do të kishin guximin ta provonin.

“Pjesë e programit atje mund të ishte edhe noti. Siguria ishte maksimale dhe ti, edhe nëse kishe dyshime me vete, as që mund t’i thoshe me zë të lartë sepse kishte secili një kujdestar personal që nuk lejonte t’i shpëtonte asnjë lëvizje e pakontrolluar që mund të të rrezikonte. Prandaj edhe gjërat të lehtësoheshin në një- farë mënyre…”.

Të gjitha këto, nuk i treguam vetëm për të paraqitur panoramën e skemës së funksionimit të gjërave në Amerikë sepse nuk është që mund të ngrihen shumë dyshime, por sepse modele të ngjashme, sado në miniaturë, Anisa ka nisur t’i ndërmarrë edhe në Shqipëri. I fundit që ka organizuar, ka qenë një aktivitet që ka bërë bashkë në tri ditë njerëz me aftësi të ndryshme të kufizuara. Si njëra prej tyre dhe me disa përvoja më vete, askush më mirë se ajo nuk mund të dijë se ç’nevoja reale kanë këta njerëz. Mbase nuk mund t’ia përmbushë të gjitha, por së paku u kujdes të bënte gjëra për të cilat ajo është e sigurt që njerëzit me aftësi të kufizuara i kanë të nevojshme.

HFz3jmj_KP-Rw8UjYmSNP0Zwtb27P9dDl6-_ivwyvOk
“Ajo që mendova se do të ishte pa dyshim më e dobishme sesa mbledhjet formale, ku dikush i ulur në krye flet me fjalë mundësisht të mëdha për të mos kuptuar të tjerët, e në fund ha një biskotë me qumësht, janë gjërat e prekshme. Njerëzit me aftësi të kufizuara, siç mund të jetë edhe për ata me aftësi të plota, kanë shumë komplekse me veten, gjë kjo krejt e kuptueshme. Një nga fushat e pasigurisë, është kërcimi. Për këtë, ftova një instruktor kërcimi, i cili u kujdes për të gjithë të arrinte diçka. Një tjetër i ftuar ishte një instruktor ‘Yoga’. Një anë shumë e rëndësishme për të gjithë, por sidomos për ne, është vetëmbrojtja fizike. Edhe ky aspekt pati vendin dhe kohën e vet në aktivitet. Pra, të gjitha këto, ishin në njëfarë mënyre leksione konkrete, prej të cilave mund të përfitosh, ishin të dobishme dhe kjo u ndje edhe nga pjesëmarrësit. Nëse nuk kemi bërë aq sa duhet, të paktën provuam që të bëjmë diçka të re”.

Anisa Proda u përpoq të përcillte pak nga ato ngërçe e pasiguri që edhe ajo vetë i ka pasur. Pas udhëtimit të saj të parë në Amerikë, një tjetër pasoi disa vite më vonë, por tashmë ajo shkoi për t’u kualifikuar si trajnuese e njerëzve me aftësi të kufizuara. Ato që ka prekur vetë me dorë e që e kanë ndryshuar, provoi për herë të parë t’i zbatojë edhe në vendin e saj, me shpresën që të tjera aktivitete të ngjashme do të vijojnë…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura