Anila Denaj i përgjigjet opozitës: Borxhi 80 mln USD jo për menaxhimin e riskut të PPP-ve, por për….

Aug 27, 2020 | 14:03
SHPËRNDAJE

Ministrja e Financave, Anila Denaj i ka kthyer përgjigje opozitës për borxhin prej 80 mln dollarë nga Banka Botërore. Sipas Denaj, ky borxh nuk është për menaxhimin e riskut të PPP-ve, por do të përdoret për  të adresuar një pjesë të kërkesave të mëdha buxhetore që kemi.

Anila Denaj

“Marrja e këtyre fondeve si kredi e butë nga Banka Botërore është e lidhur me plotësimin e disa kushteve nga qeveria shqiptare për të ndërmarrë reforma të thella në disa sektorë”, shkruan ministrja Denaj në Facebook.

Reagimi i ministres Anila Denaj

‼️Jemi mësuar tashmë me keqinformime të ndryshme, rutinë e strukturave të opozitës. E theksoj, sepse duhet përpjekje për të keqinformuar për cështje teknike si instrumentat e huamarrjes së Bankës Botërore, me tërësinë e rregulloreve dhe transparencës që ata përdorin.

?Për ta qartësuar për publikun e jo opozitën, prej vitit 2018, Banka Botërore ka planifikuar rreth 80 milionë dollarë në kuadër të një Programi për rritjen dhe qëndrueshmërinë fiskale për Shqipërinë. Kjo shumë është një kredi e butë në dispozicion të Qeverisë dhe qytetarëve shqiptarë, për tu marrë në formën e një mbështetjeje buxhetore.

?Si e tillë, ajo do të përdoret, jo për menaxhimin e riskut të PPP apo ndonjë gjë tjetër që mund t’i vijë ndër mend strukturave të opozitës, por për të adresuar një pjesë të kërkesave të mëdha buxhetore që kemi.

✅Marrja e këtyre fondeve si kredi e butë nga Banka Botërore është e lidhur me plotësimin e disa kushteve nga qeveria shqiptare për të ndërmarrë reforma të thella në disa sektorë.

ℹNë Qershor-Korrik të këtij viti miratuam 4 ligje të rëndësishme në Kuvendin e Shqipërisë për Sipërmarrjen e Investimeve Kolektive, Tregjet e Kapitalit, Shërbimet e Pagesave dhe Mbrojtjen e Pyjeve të cilat sigurojnë mundësi për alterantiva të reja biznesi, alterantiva të reja punësimi për të rinjtë tanë, dhe akses në financim.

?Në Maj 2019, miratuam ndryshimet në ligjin për PPP, ku përmirësuam funksionet e Ministrisë e Financave dhe Ekonomisë për menanxhimin dhe uljen e riskut fiskal. Ministria e Financave dhe Ekonomisë monitoron PPP-të në bazë vjetore.

✔Kemi bërë zero stokun e TVSH dhe kemi dhënë rimbursim TVSH rreth 23.5 miliardë lekë në vitin 2019, shuma më e madhe e dhënë ndonjëherë.

?Kemi përmirësuar transparencën dhe proceset dhe kemi reduktuar kohën e marrjes së rimbursimit të TVSH-së për të gjitha bizneset.

?Pikërisht në përfundim të këtyre reformave, finalizohet me sukses ky proces për marrjen e mbështetjes buxhetore.

?Duke qënë se kemi realizuar dhe certifikuar objektivat e vendosur me Bankën Botërore, bëjmë të mundur disbursimin e fondeve në vitin 2020.

?Mirënjohje për mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë për reformat dhe proceset për zhvillimin dhe integrimin e Shqipërisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura