Anijet e mbytura, “piratë thesaresh” zhdukin reliktet dhe objektet historike. Arkeologët japin alarmin: Objektet i shesin në…

Nov 16, 2018 | 15:26
SHPËRNDAJE

DURRES/ LEONIDHA MUSAJ/ “Piratët e thesareve” janë zhytur thellë nën det nga ku po vjedhin e dëmtojnë anijet e mbytura në ujërat tona.

SS-Laurentic-wreck-2-905x395

Në kushtet e mungesës së kontrolleve të mirëfillta nga autoritetet, persona të ndryshëm po grabisin ditë pas ditë relikte dhe objekte historike nga këto anije dhe i nxjerrin në shitje në tregjet ilegale brenda apo jashtë vendit. Situata konsiderohet alarmante dhe kërkohet forcim i monitorimit nga shteti.

Denis Nova, instruktor zhytës i shoqatës ndërkombëtare “Padi”, i cili ka eksploruar thellësitë e Adriatikut dhe Jonit, thotë se, janë me dhjetëra anije të mbytura në pjesën e ujërave shqiptare që kanë rënë pre e grabitjes nga të ashtuquajturit “piratë të thellësive”. Sipas tij, shumica e anijeve janë dëmtuar nga personat që kanë pasur synime tregtie të objekteve antike apo dhe objektet me vlerë. “Shumica e anijeve janë dëmtuar nga personat që kanë pasur synime tregtie të objekteve antike apo dhe objektet me vlerë.

1-116

Këto anije të mbytura në kohë e situata të ndryshme, kanë potencialin për t’u shndërruar në atraksione turistike, jo vetëm për të apasionuarit pas zhytjes. Ndaj kërkohet më shumë angazhim nga institucionet e shtetit për të mbrojtur dhe vënë në shfrytëzim dhe në funksion të turizmit këto gjetje, duke zbuluar historitë e plota e tyre”, shprehet Nova. Sipas tij, bota nënujore e brigjeve shqiptare mund të kthehet në një aset me potencial të madh për turizmin. Ai është i angazhuar vullnetarisht, ku me disa arkeologë nënujorë po punojnë për një hartë arkeologjike nënujore, projekt që drejtohet nga arkeologu Adrian Anastasi. Arkeologjia nënujore përbëhet nga një grup arkeologësh dhe zhytësish që varen nga Ministria e Kulturës.

Anijet-e-Mbytura-1280x812

“Këto anije të mbytura në kohë e situata të ndryshme kanë potencialin për t’u shndërruar në atraksione turistike, jo vetëm për të apasionuarit pas zhytjes. Ndaj kërkohet më shumë angazhim nga institucionet e shtetit për të mbrojtur dhe vënë në shfrytëzim në funksion të turizmit këto gjetje, duke u zbuluar historitë e plota. Kjo mund të jetë një pikë interesi për zhytësit dhe turistët që mund të vijnë këtu në Durrës për të zbuluar historinë e këtyre anijeve. Pra, të kthehet në një atraksion turistik dhe shteti të regjistrojë aktivitetin e tyre sepse çdo njeri mund të vijë këtu dhe të bëjë atë që ka ai për interes, edhe zhytjen, edhe kërkimet, zbulimet nga persona të paautorizuar”, shton Nova. Ai tregon se gjatë zhytjeve dhe eksplorimeve, ka pikasur biodiversitetin e pasur të deteve shqiptare, por që ndër vite ka pësuar dëmtime të pallogaritshme nga përdorimi i lëndëve plasëse.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura