Angli, vdes në fushë futbollisti 23-vjeçar

Jul 8, 2015 | 15:42
SHPËRNDAJE

Një futbollist i ligave joprofesioniste në Angli ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike në fushën e lojës. Ai është Junior Dian, 23-vjeçar i cili luante me Tonbridge Angels.

Futbollisti 23-vjeçar, Dian ndërroi jetë në spital

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në mbrëmje teksa po luhej një miqësore parasezonale. Ne pjesën e dytë të lojës, Dian nuk u ndje mirë dhe u rrëzua në tokë pa ndenja.

Ai u dërgua menjëherë në spital ku ndërroi edhe jetë. Dian u fut në lojë pjesën e dytë si zëvendësues dhe vetëm pas 20 minutash ra pa ndjenja. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura