Angli, shqiptari që rrezikon burgun: Kanabisin e tymos kundër glaukomës

Apr 1, 2015 | 14:33
SHPËRNDAJE

Një shqiptar, i cili lejoi që apartamenti i tij të përdorej nga një bandë e trafikut të drogës është paralajmëruar nga autoritetet angleze se mund të përballet me një dënim me burg.

Lajmi në mediat e huaja

Sipas mediave britanike, i papuni Mark Repeti u kap me 2,5 kilogram hashash, të klasit të lartë në shtëpinë e tij në Exeter.

Policia gjeti gjurmët e gishtërinjve të Repetit në një qese, brenda një nga katër valixhet gjigante me rrota, së bashku me ato të një tjetër shqiptari, i cili nuk është më i dyshuar për përfshirje “në fermën e kanabisit” në zonë e Sheffield-it.

Në operacionin antidrogë në zonë, policia gjeti 318 bimë dhe dyshohet se poseduesit e tyre janë një shtetas shqiptar dhe një serb.

Repeti mohoi se ishte në dijeni për sasinë e madhe të drogës me vlerë deri në 25.000 paund në apartamentin e tij, por u gjet fajtor nga një juri në Gjykatën e Kurorës Exeter.

51-vjeçari rezulton përdorues i rregullt i drogës, të cilën e tymoste për lehtësuar dhimbjet e kokës, të shkaktuara nga glaukoma e rëndë që e ka lënë edhe atë me shikim të kufizuar. Repeti ka mohuar posedimin e kanabisit me qëllim tregtimi, por pranoi posedimin e një sasie të vogël të kanabisit, që u gjet në kuzhinën e tij, për përdorim personal.

“Unë e përdor kanabisin, sepse kam dhimbje koke për shkak të glaukomës dhe kam tringëllima në veshë, që më mbajnë zgjuar gjatë natës”, tha shqiptari.

Prokuroria pretendoi në gjyq se banesa e Repetit ishte duke u përdorur për peshimin dhe ambalazhimin e sasive të mëdha të kanabisit, që silleshin atje nga persona të tjerë me anë të valixheve. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura