Angeline Jolie shfaqet për herë të parë pas heqjes së vezoreve, rrëfen fëmijërinë (FOTO)

Mar 29, 2015 | 11:49
SHPËRNDAJE

[portfolio_slideshow]

Angelina Jolie ka bërë shfaqjen e saj te pare publike qe kur u zbulua se ajo kishte bere nje tjeter nderhyrje duke hequr vezoret. 
Duke folur perpara nje audience me te rinj, teksa mori çmimin Best Villain per rolin ne “Maleficent”Jolie ka zbuluar edhe nje ane tjeter te saj kur ishte e vogel.

“Kur unë isha një fëmijë, si Maleficent, me thuhej se isha ndryshe…Por pastaj unë kuptova diçka: te jesh i ndryshëm është gje e mirë. Kështu, ndoshta ju nuk përshtateni. Jini vetvetja. Dhe kur dikush t’ju thote se ju jeni të ndryshem, vetëm buzëqeshni dhe të mbajeni kokën lart, dhe jini krenar”.

Duke dhene mesazhe mbeshtetese dhe inkurajuese per femijet, Jolie tha: ‘Dhe si shejtani, shtoi aktorja me një shkelje syri,” unë do të thoja, shkaktoni një problem të vogël. Është mirë për ju!” “

Të hënën në mbrëmje, një artikull i botuar nga aktorja e njohur ishte në faqen e internetit New York Times ku ajo tregonte me detaje vendimin e saj për t’iu nënshtruar një operacioni për të hequr vezoret në vazhdën e një trembje nga kanceri.

Artikulli, i titulluar “Angelina Jolie Pitt: Ditari i një Kirurgjie”, vjen dy vjet pasi ajo botoi një editorial të detajuar per vendimin e saj për të pasur një mastectomi te dyfishtë për të parandaluar fillimin e kancerit të gjirit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura