Angelina Jolie, merr titullin “Damë Nderi” nga Mbretëresha Elisabetë

Oct 13, 2014 | 14:26
SHPËRNDAJE

Mbretëresha Elisabetë i ka dorëzuar aktores Angelina Jolie titullin “Damë nderi”, pë angazhimin e saj në luftën kundër dhunimit të grave në territoret e luftimeve dhe për shërbimet e saj në politikën e jashtme të Mbretërisë së Bashkuar. Sipas “Daily Telegraph”, ky titull është dyfish i rëndësishëm, për faktin se i jepet një shtetaseje amerikane dhe jo britanike. Ceremonia mësohet të jetë zhvilluar në një pritje private në Buckingham Palace. Ky nderim i vjen aktores, pas angazhimit të saj të hapur në luftën kundër dhunës seksuale dhe organizimin e një konference ndërkombëtare në Londër, gjatë vitit të shkuar.

Angelina Jolie duke marrë titullin “Damë Nderi” nga Mbretëresha Elisabetë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura