Angela Merkel kryen testin e tretë kundër koronavirusit. Përfundimisht rezulton…

Mar 30, 2020 | 23:07
SHPËRNDAJE

Kancelarja gjermane Angela Merkel (CDU) ka të ngjarë të mos jetë infektuar me virusin e ri të koronës.

merkel koronavirusi

Asnjë infeksion nuk u gjet në testin e saj të tretë, tha pasditen e sotme një zëdhënës i qeverisë në Berlin.

Ai shtoi: “Kancelarja do të vazhdojë të kryej detyrat zyrtare nga karantina e shtëpisë së saj ditët e ardhshme.” Merkel është karantinuar në shtëpinë e saj më 22 mars.

Ajo ishte informuar më parë se më 20 mars, kishte kontakte me një mjek që rezultoi pozitiv me koronavirusin. Mjeku vaksinoi Merkelin për të parandaluar pneumokokët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura