Angela Martini rrëfen prapaskenat e lidhjes me biznesmenin, tregon ‘planin’ e saj të 4 viteve më parë

Jan 20, 2018 | 20:30
SHPËRNDAJE

Pak javë më parë modelja Angela Martini dhe miliarderi rumun Dragos Savulescu i dhanë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.

Edhe pse dasma e tyre tërhoqi shumë vëmendjen, Anxhela nuk ka rrëfyer shumë për fillesat e kësaj lidhjeje.

angela martini

Në një postim të bërë së fundmi Anxhela ka treguar unazën e shtrenjtë të martesës, e cila është ideuar enkas nga një mike e saj. Bashkangjitur kësaj fotoje, Anxhela ka rrëfyer edhe “planin” që kishte pasur katër vite më parë, i cili duket se i është realizuar vërtetë.

“Katër vite më parë i thash mikeshës sime, një krijuese e mrekullueshme bizhuterish, se një ditë do të ishte ajo që do të ma ideonte unazën e martesës. Po ashtu, 3 vite më parë, kur vijoja të jetoja në New York, i thash asaj se do të zhvendosesha në Los Angeles sepse ai ishte vendi që unë do të gjeja “atë”. Ja ku jemi sot! Unë u zhvendosa në Los Angeles dhe gjeta dashurinë time aty, e ndërsa ajo më punoi unazën time të ëndrrave. Disa njerëz mund të më quajnë “shtrigë” por unë e di që është thjeshtë fuqia e ligjit të tërheqjes”, ka qenw ky postim i Angela Martinit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura