“Angazhohemi ditë e natë për siguri e paqe…”, çfarë paralajmëron Erdogan

Sep 10, 2018 | 8:11
SHPËRNDAJE

Turqia shënoi 737 vjetorin e vdekjes të Ertuğrul Gazi-t, babait të themeluesit të Shtetit Osman I, raporton Anadolu Agency (AA).

binali

Ky është një manifestim tradicional, programi qendror i të cilit organizohet në qarkun Soğut në provincën Bilecik, ku edhe filloi Shteti i madh Osman.

Me rastin e këtij manifestimi një mesazh lëshoi edhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i cili tha se lufta e Ertuğrulit është shembulli më i mirë i arritjes së një kombi që është i bashkuar.

“Agazhohemi ditë e natë për siguri, paqe, mirëqenje dhe ardhmëri për të gjithë vëllezërit dhe motrat në vendin tonë por edhe në rajon dhe pjesën tjetër të botës”, tha Erdoğan.

Të pranishmëve në manifestimin qendror në Bilecek iu drejtua kryeparlamentari turk Binali Yıldırım.

Ai tha se “Turqia do të parandalojë të gjitha operacionet dhe lojërat që janë drejtuar kundër ekonomisë sonë”.

“Të gjithë miqtë dhe armiqtë tanë le të dinë se do të shkatërrojmë të gjitha operacionet dhe lojërat e drejtuar kundër valutës dhe ekonomisë sonë. Është e vështirë, por me siguri se drejtësinë e të fuqishmëve do ta zëvendësojë drejtësia e atyre që janë në të drejtë”, ka thënë ai.

Yıldırım po ashtu tha se Turqia nuk do të dorëzohet në duart e tradhtarëve siç janë terroristët e PKK-së dhe FETO-s.

“Ka të tillë që duan të ndajnë vendin tonë, të na ndajnë dhe në mes nesh të fusin intriga. Bëjnë çmos për të na dobësuar dhe këtë e bëjnë nën petkun e arsyeve ekonomike, shoqërore dhe politike. Çfarë do që bëjnë kurrë nuk do t’ia dalin të nënshtrojnë Turqinë”, ka thënë Yıldırım.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura