“Angazhimi i Bashës për reformën zgjedhore”- Komisioneri i Zgjerimit riposton mesazhin e Sorecës

May 25, 2020 | 20:00
SHPËRNDAJE

Komisioneri për Negociatat e Zgjerimit dhe Fqinjësisë, Oliver Varhelyi ka ripostuar mesazhin e ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, i cili vlerësonte rolin e kryetarit të PD në përfundimin e punës për reformën elektorale.

Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Olivér Várhelyi

Mirëpres vendimin e z. Lulzim Basha për rinisjen e punës ndër-partiake për Reformën Zgjedhore në Këshillin Politik. Kjo i shërben interesit më të lartë të Shqipërisë dhe kontribuon për të përfunduar  këtë reformë të rëndësishme  pa vonesa të mëtejshme në mënyrë që të arrihen kushtet  të vendosura gjatë marsit të shkuar nga Këshilli i BE”.

Shembja e Teatrit Kombëtar mëngjesin e 17 majit bëri që opozita të tërhiqej përkohësisht nga komisioni i reformës zgjedhore, por tanimë është rikthyer në tryezën e diskutimeve për miratimin brenda afateve të kësaj reforme. Mbledhja e radhës e komisionit parashikohet të zhvillohet të martën e kësaj jave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura