Anëtari i KED komenton refuzimin e vizave nga SHBA: Rezervat e mia për Reformën në Drejtësi

Feb 7, 2017 | 9:03
SHPËRNDAJE

Prokurori i Prokurorisë së Apelit të Tiranës, Gentian Trenova, një nga 9 anëtarët e Këshillit të Emërimeve të Drejtësisë i sapozgjedhur, si i pari institucion i ngrirur rishtas si pjesë e paketës së reformës në drejtësi shpreh kundërshtimet e tij lidhur me reformën.

trenova

I ftuar ekskluziv në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, bashkë një grup juristësh dhe profesorë të jurisprudencës, ai deklaroi se Kam pretendimet e mia lidhur me këtë reformë dhe jam shumë skeptik me të”.

Thembra e Akilit, roli i ri Prokurorit të Përgjithshëm, për Trenovën ka një problem themelor në këtë drejtim sepse nga një Kryeprokuror me fuqi dhe pushtet të madh kalojmë në një stad tjetër me një Kryeprokuror pa pushtet dhe një prokuror të thjeshtë të pushtetshëm, i cili nuk do ketë mbështetje dhe mbrojtje për ushtrimin e detyrës.

“Atëherë si mund të kemi efikasitet me një prokruor të tillë kur nuk e kishim këtë me një kryeprokuror të fuqishëm”?

Trenova e cilësoi pikërisht këtë një gabim të kësaj reforme. Sipas tij, Prokurori duhet të krijojë besim në vetëvete dhe më pas të publiku.  “Sipas meje personat e zgjedhur në poste të rëndësishme në institucionet e politikës janë të papërshtatshëm dhe të gjithë kërkojnë drejtësi te të tjerët”- tha ai.

Komenti për vizat amerikane

Ai komentoiedhe përplasjen mes prokurorit Adriatik Llalla dhe ambasadorit amerikan Donald Lu.

Trenova deklaron se kryeprokurori Llalla ka zbatuar ligjin dhe nuk ka bërë asnjë gabim me dërgimin e tre emrave për anëtarë të KED, sepse sipas tij vetëm tre prokurorë i plotësonin kriteret.

Nga ana tjetër, i pyetur për historinë e vizave të refuzuara nga Ambasada për një grup gjykatësish dhe prokurorësh ai u përgjigj:

“Nëse jep apo jo vizë dikujt, këtë e di Ambasada amerikane dhe askush nuk mund të kërkojë, insitojë dhe ta komentojë këtë. Por unë dua të them personalisht nuk kam kërkuar vizë dhe nuk më është refuzuar viza. Por nëse një ditë do ndodhte kjo nuk do më krijonte asnjë shqetësim. Nuk do ishte hata nëse nuk ke marrë vizë amerikane”- tha ai.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura