Anëtari i Gjykatës së Lartë, leksion te ‘Luarasi’: SPAK të hetojë politikanët

Nov 27, 2021 | 9:20
SHPËRNDAJE

Studentët e Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin “Luarasi” patën mundësinë të bashkëbisedonin me anëtarin e Gjykatës së Lartë, Sandër Simoni në lidhje me ndryshimet kushtetuese që kanë ndryshuar pikërisht rolin, e Gjykatës së Lartë, në ndjekjen penale të zyrtarëve të lartë.

sander simoni luarasi

Sipas tij me Kushtetutën e vjetër zyrtarët e lartë, që nga Presidenti e deri te ministrat e deputetet gjykoheshin vetëm në një shkallë, në Gjykatën e Lartë, me mundësi ankimimi vetëm në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërkohë me Reformën Kushtetuese në 2016, nga njëra anë ofrohen garancitë e duhura gjyqësore dhe nga ana tjetër ndërpriten influencat e mundshme, për shkak se gjyqtarët e lartë zgjidheshin nga Parlamenti.

“Kërkohej të kishim një sistem më shumë se një shkallësh dhe të njihet e drejta e ankimimit subjekteve. Dukej sikur kjo formë iu mohonte. Nisur nga aspekti i garancisë në radhë të parë. Megjithatë, edhe për vetë faktin se Gjykata e Lartë në atë kohë përbëhej nga gjyqtarë që zgjidheshin nga Parlamenti dhe propozohej nga Presidenti i Republikës. Duke qenë si organ primar Parlamenti, kjo Gjykatë kishte target pikërisht anëtarët e tij dhe deputetët dhe dukej sikur nuk garantonte një proces të drejtë dhe objektiv në sytë e opinionit publik”, tha Simoni.

261109101_10160006736601419_6742065305416397845_n

Sandër Simoni iu përgjigj interesit të studentëve në lidhje me Reformën në Drejtësi. Roli i Gjykatës së Lartë ridimensonohet, duke u kthyer në Gjykatë ligji, thotë Sandër Simoni, i cili shpjegoi se zhvillimi i proceseve ndaj të gjithë zyrtareve të akuzuar në Gjykatën e Shkallës së Parë rrit transparencën kundrejt opinionit publik.

“Nuk zbatoheshin rregullat e procedurës penale për një proces të hapur gjyqësor dhe publiku se ndiqte dot. Ndërkohë që interesi publik është që një funksionar i lartë, pavarësisht nga niveli i tij, qoftë në funksion të lartë administrativ, qoftë deputet apo anëtar i Këshillit të Ministrave, ta shohë duke u gjykuar, duke u hetuar dhe të marrë informacionin e duhur. Duke u hequr juridiksioni fillestar i Gjykatës së Lartë ridimensionohet roli i Gjykatës së Lartë si gjykatë ligji, e cila gjykon kryesisht vetëm çështje të njëjësimit të praktikave gjyqësore dhe çështje për të cilat fokusohen vetëm në mënyrën se si gjykatat e mëposhtme kanë dhënë vendimet dhe jo mbi fakte dhe prova”, nënvizon Simoni.

261216324_10160006736591419_4135984742338333916_n

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, sipas Simonit, i ka të gjitha kapacitetet për të zhvilluar proceset penale ndaj zyrtarëve të lartë, kjo edhe për shkak të përvojës së mëparshme si Gjykatë e Krimeve të Rënda.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura