“Anëtarët e Autoritetit të Dosjeve, fëlliqësira”/ “Shpërthen” Meta: Të korruptuar nga Rama! Unë po shkoj në Prokurorinë e kryeministrit

Sep 22, 2022 | 21:21
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka “shpërthyer” ndaj anëtarëve të Autoritetit të Dosjeve, duke i cilësuar si “fëlliqësira”.

ilir meta 6

I ftuar në emisionin “Top Story”, Meta u shpreh se ata janë të korruptuar nga Kryeministri Edi Rama, teksa i fton ata që të përballen në Prokurori.

Meta: Duhet të dalin se çfarë fëlliqësirash që janë në autoritetin e Dosjeve. Epitetet janë në dorën time. Unë jam mësuar me shumë shpifje. U ka nxjerrë emrat bnjerëzve, pa bërë deklasifikimin. Kanë dalë emrat e personave që kanë qenë të përfshirë. Unë shkoj në ato 5 fëlliqësirash që i ka korruptuar Edi Rama për të kërkuar verifikimin e anonimatin. Unë po i shkoj tek Prokuroria e Edi Ramës, le të vijnë atje ata.

Ata ligjet që bëjnë vetë! Unë e kam thënë, aty ku t’i shijojë më mirë Edi Ramës. Kjo është toleranca më e madhe. Ti bën një ligj për të legjitimuar akuzat e 5 fëlliqësirave. Ata meritojnë vetëm një emër, 5 fëlliqësira. Ai është një institucion Kushtetues. Do duhet të zbatojnë ligjin, por kanë dhe dimensione humanitare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura