“Anëtarësinë dhe elektoratin e PD i quajti llum”- Flamur Noka ‘zbërthen’ mbledhjen e Kryesisë: Basha konfirmoi që fati i karriges së tij është më i shtrenjtë se fati i demokratëve

Oct 11, 2021 | 15:14
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka zbuloi në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat se çfarë ka ndodhur sipas tij mbrëmjen e kaluar në Kryesinë e Grupit të PD.

Noka akuzoi liderin e demokratëve se ka quajtur bazën e partisë dhe qeverinë e Berishës “llum”. Ndërsa tha se “Basha mbrëmë konfirmoi që fati i karriges së tij është më i shtrenjtë se fati i PD dhe i demokratëve”.

Askush nuk ka guxuar, as Fatos Nano as Edi Rama as kundërshtarët më të egër të kësaj force politike të konsiderojnë qeverinë e Sali Berishës si llum.

Askush, as armiqtë më të egër të forcës sonë politike që të konsiderojnë bazën e PD e cila po mbush foltoret, që kërkon që kjo forcë të rikthehet në standartet e saj dhe normat statuore, ti rikthehet betejës me Edi Ramën dhe jo të qëndrojë nën kthetrat e Ramës. Pra nuk ka guxuar askush përveçse Zoti Basha askush tjeter“, u shpreh Noka.

I pyetur se sa firma ka mbledhur deri më tani foltorja e ish-kryeministrit Sali Berisha, per te thirrur Kuvendin Kombetar te PD, Noka u shpreh:

“Procesi i firmnave po ecën shkëlqyer, edhe deputetët që kanë zbritur në bazë e konstatojnë që baza e PD është për një parti të bashkuar kundër përcarjes që i shkaktoi zoti Basha”.

Deklarata e plotë e Nokës

Jam këtu sot para jush për të dënuar leksikun e ulët të kryetarit të PD, Basha ndaj qeverisë së PD, qeverisë më të suksesshme që ka pasur ndonjëherë Shqipëria në këto 30 vjet demokraci.

Jam këtu për të dënuar edhe fyerjet, poshtërimin e radhës që Basha mbrëmë në mbledhjen e Kryesisë së Grupit Parlamentar i bëri anëtarësisë dhe elektoratit të PD duke e quajtur llum.

Askush nuk ka guxuar, as Fatos Nano as Edi Rama as kundërshtarët më të egër të kësaj force politike të konsiderojnë qeverinë e Sali Berishës si llum.

Askush, as armiqtë më të egër të forcës sonë politike që të konsiderojnë bazën e PD e cila po mbush foltoret, që kërkon që kjo forcë të rikthehet në standartet e saj dhe normat statuore, ti rikthehet betejës me Edi Ramën dhe jo të qëndrojë nën kthetrat e Ramës. Pra nuk ka guxuar askush përveçse Zoti Basha askush tjeter.

Mbrëmë në mbledhjen e Kryesisë së Grupit unë i kërkova që të marrë përgjegjësi, forca jonë politike është duke shkuar në zgrip falë vendimit okult të zotit Basha dhe në rast se ai e konsideronte dhe e donte sadopak këtë forcë, dorëheqja duhet të jetë e vetmja zgjidhje për ta bashkuar e rimëkëmbur këtë forcë.

Zoti Basha mbrëmë konfirmoi që fati i karriges së tij është më i shtrenjtë se fati i PD dhe i demokratëve.

Kjo gjë në një forcë demokrartike kurrë s’mund të mendohej dhe të imagjinohej se mund të ndodhte.

Pra mbrëmë mbi fatin e PD dhe demokratëv Basha konfirmoi fatin e karriges së tij dhe u vendos i lidhur pas asaj karrige.

Foltorja është zgjidhja, është alternativa, foltorja e Berishës është i vetmi shans për ta mbajtur këtë forcë të bashkuar e për ta shpëtuar nga rrokullima ku zoti Basha po e con PD.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura