Anëtarësimi i Shqipërisë, mbështetje nga vendet anëtare të BE në Evropën Qendrore e Lindore

Oct 11, 2017 | 15:11
SHPËRNDAJE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati mori pjesë në Konferencën vjetore të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Vishegradit (Hungari, Poloni, Çeki, Sllovaki) dhe atyre të Ballkanit Perëndimor.

Ky takim u zhvillua në Budapest në kuadrin e Presidencës hungareze të Grupit të Vishegradit.

Në takim morën pjesë edhe Ministrat e Punëve të Jashtme të Rumanisë, Bullgarisë, Rumanisë si dhe përfaqësues të Estonisë, Kroacisë, Sllovenisë.

3bc6ac44-31fc-4cea-9878-29e6f0a87f5b
Diskutimet u përqendruan në identifikimin e hapave për përshpejtimin e procesit të zgjerimit të BE në rajon, jo vetëm si një ushtrim teknik, por edhe si një instrument në përballjen me sfidat e sigurisë në Europë.

Në mënyrë specifike për vendin tonë, vendet e grupit të Vishegradit shprehën mbështetjen përcaktimin sa më shpejt të një date për fillimin zyrtartë negociatave për aderimin në BE.

Ata vlerësuanprogresin e Shqipërisë, sidomos për reformën e sistemit të drejtësisë, dhe kërkuan që ky progrestë reflektohet qartë në vendim-marrjen e BE-së.

Ministri Bushati, në fjalën e tij, vlerësoi si tepër të rëndësishëmrolin e vendeve të Vishegradit dhe mbështetjen e tyre në mënyrë që angazhimi i shprehur së fundmi nga BE ndaj procesit të zgjerimit të përkthehet në hapa konkretë.

Ministri nënvizoi rëndësinë e vijimit të axhendës së zgjerimit si një element thelbësor për rajonin tonë por edhe për vetë BE-në. Duke informuar mbi progresin e vazhdueshëm në zbatimin e reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare, Ministri Bushati theksoi se “zbatimi iligjit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, është hapi kyç për të vijuar me vendosmëri në procesin e hapjes së bisedimeve për anëtarësim me Bashkimin Evropian”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura