Anëtarësimi i Finlandës në NATO dhe rreziku rus

Apr 30, 2016 | 9:51
SHPËRNDAJE

Finlanda, nëse hyn në NATO, duhet ta bëjë këtë njëkohësisht me Suedinë, por duhet të jetë gjithashtu e ndërgjegjshme se kjo do të provokojë një krizë me Rusinë, njoftuan sot ekspertët e thërritur nga qeveria e finlandeze.

nato sputnik“Aderimi i Finlandës në NATO pa Suedinë do të gjeneronte një situatë delikate në aspektin strategjik të një avanposti pa një vazhdimësi territoriale me NATO-n”, thanë ekspertët.

Qeveria e djathtë finlandeze kishte kërkuar këtë raport për shkak të intensifikimit të aktivitetit ushtarak të Rusisë në detin Baltik dhe pranë kufirit finlandez, si dhe për të vlerësuar argumentet pro dhe kundër një aderimi të mundshëm në Aleancën e Atlantikut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura