Andrea dhe Çipi i dorëzojnë Kumbaros propozimet: Ne përfaqësojmë 200 veta kurse këta të tjerët vetëm …

Feb 14, 2018 | 18:17
SHPËRNDAJE

Pas takimit të ministres Mirela Kumbaro me disa aktorë të Teatrit në mes tyre edhe drejtori Hervin Çuli ka përfunduar edhe takimi mes artistëve të tjerë të cilët u mblodhën në Teatrin Kombëtar.

Artistet proteste

Pjesa e artistëve të cilët ishin në pritje të ministres për tu paraqitur në sallat e Teatrit kanë zgjedhur dy përfaqësues të cilët mësohet se janë nisur drejt zyrës së sa.

Kastriot Çipi dhe Ema Andrea janë zgjedhur përfaqësues të artistëve të cilët do të diskutojnë me Kumbaron për zgjidhjen e kësaj çështje.

Gjatë takimit aktorja e njohur Ema Andrea i është drejtuar ministres Kumbaro duke i thënë se të paktën 200 persona e kanë pritur atë në Teatrin Kombëtar.

“Ju pritëm në teatër, por mësuam që ishit në një takim me një grup tjetër artistësh. Ne kemi ardhur të përfaqësojmë një grup prej 200 personash, ndërsa artistët që kanë ardhur këtu, mirë kanë bërë që kanë ardhur, por përfaqësojnë veten”, tha Andrea.

Në largim, duke i dorëzuar edhe disa propozime të artistëve, Kastriot Cipi theksoi se e presin ministren në Teatrin Kombëtar për vijimin e dialogut.

Më herët, Bujar Asqeriu dhe Laert Vasili, ngritën probleme dhe paraqitën kërkesa përballë ministres.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura