Andos: Vetëm Rita po e përjeton showbizz-in ashtu siç duhet

Mar 24, 2015 | 12:31
SHPËRNDAJE

Këngëtari nga Kosova, Andos Sinani, ka shprehur simpatinë dhe adhurimin e tij për Rita Orën në profilin personal në Facebook. Duke postuar një foto të fundit të këngëtares në një nga eventet botërore, siç ishte ndarja e çmimeve “Oscar”, Andos shprehet: “Kjo loçka është duke e përjetuar showbizz-in ashtu siç duhet. Ndjenjë fantastike, ndaj ndihem krenar për Ritën tonë!” Pas tërheqjes nga gara e festivalit të fundvitit në RTSH, për shkak të studimeve në Angli, Andos është marrë këto kohë pak me veten. Ai ndodhet për pushime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bashkë me motrën e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura