VIDEO/ Shqiperia shfryn në Andorrë, tripletë në një fushë… “kalçetoje”

Mar 25, 2019 | 22:37
SHPËRNDAJE

Shqipëria ka mposhtur Andorrën me rezultatin 0-3 në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Europianin 2020. Golat e Armando Sadikut, Bekim Balajt dhe Amir Abrashit i siguron triumfin kuqezinjve të drejtuar nga dyshja Bulku-Mema.

bandicam 2019-03-25 21-06-37-663

Një fitore karakteri për Kombëtaren që arriti të siguronte 3 pikë tepër të rëndësishme në transfertë, duke lënë pas krahëve humbjen në “Loro Boriçi” ndaj Turqisë.

VIJON… 

 

ANDORRË-SHQIPËRI 0-3

Sadiku 21′, Balaj 87′ , Abrashi 90+5′  

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi.

90+5′ Goditje dënimi për Shqipërinë. Provon Memushaj, topi stampohet në traversë, i vëmendshëm aty Abrashi që gjuan saktë me kokë duke realizuar golin e tretë. 

90+1′ Pranë golit të tretë Shqipëria. Gjimshiti provon me kokë pas harkimit nga këndi, por grushton portieri vendas.

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

87′ GOOOOOOL SHQIPËRIA 0-2/ Bekim Balaj dyfishon rezultatin. Sulmuesi shkodran përfiton nga një gabim i mbrojtjes vende dhe me një goditje potente brenda zonës mposht për herë të dytë portierin Gomes. 

87′ Bulku kryen zëvendësimin e dytë, largohet Basha, në fushë Memushaj.

86′ Sadiku provon me një gjuajtje të rrezikshme në hyrje të zonës, topi përfundon jashtë kuadratit.

84′ Hapësira në mbrojtjen e Shqipërisë, Alaez provon me një gjuajtje të befasishme, topi shkon jashtë kuadratit.

83′ Abrashi ndëshkohet me karton të verdhë.

75′ Uzuni lëviz bukur në hyrje të zonës dhe servir për Sadikun, i cili provon të harkojë një top të rrezikshëm për Balajn, por topi del jashtë vijave kufizuese.

72′ Kaçe hedh një top të rrezikshëm në zonë, por largojnë në momentin e fundit mbrojtësit vendas.

70′ Bulku kryen edhe zëvendësimin e dytë, largohet nga fusha Grezda, vendin e tij e zë Balaj.

67′ Zëvendësim te Shqipëria, largohet nga fusha Xhaka, vendin e tij e zë Abrashi.

66′ Shpëton për mrekulli porta e Berishës. Pas një harkimi nga e majta, Vales godet me kokë, por sfera shkon mbi traversë.

59′ Rubio ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Ergys Kaçes.

58′ Moment përgjumje në mbrojtje. Gjimshiti nuk merret vesh me Ismajlin dhe i dhuron një goditje nga këndi Andorrës.

50′ Momente paniku. Elseid Hysaj përplaset kokë më kokë me futbollistin Vales, shkodrani merr ndihmën e mjekëve duke u fashuar.

48′ Shqipëria e nis në sulm, duke kërkuar golin e dytë, me Sadikun dhe Uzunin, të cilët provojnë të zënë në befasi mbrojtësit kundërshtarë.

46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka ndryshime në formacion.

Mbyllet pjesa e parë. 

44′ Goditje dënimi për Shqipërinë në afërsinë e 20-metrave. Kaçe gjuan me të djathtën, por topi shkon mbi traversë.

40′ Uzuni provon të depërtojë nga e djathta, por ndalet në momentin e fundit nga mbrojtësit e Andorrës.

34′ Tjetër aksion i rrezikshëm në zonën e Andorrës, Sadiku për pak sa nuk shënon golin e dytë.

33′ Pranë golit të dytë Shqipëria. E pabesueshme çfarë ka humbur Xhaka me portën e boshatisur nga shumë pranë vijës fatale. Me fat Andorra në këto minuta.

30′ Një tjetër aksion i rrezikshëm i Shqipërisë. Xhaka lëshon një predhë nga goditja e dënimit, grushton në vështirësi portieri Gomes.

27′ Drithërima në portën e Berishës, Klemente provon me një goditje fluturimthi nga distanca, topi shkon ngjitur me traversën.

26′ Andorra provon të rrezikojë me një goditje nga këndi, por Uzuni largon topin me kokë duke sfumuar një mundësi të vendasve.

21′ GOOOOOL SHQIPËRIA 0-1/ Armando Sadiku kalon në avantazh skuadrën e Bulkut pas një gafe të portierit kundërshtar. Kurrsesi nuk mund të gabonte bomberi i Kombëtares, i cili me portën e boshatisur e ka dërguar topin në rrjetë. 


19′ Rrëmujë në zonën e Andorrës, nuk arrijnë të përfitojnë lojtarët e Kombëtares, portieri vendas largon topin në këndore.

15′ Shqipëria hidhet në sulm në kërkim të golit të avantazhit, vendasit provojnë të ulin rritmin e lojës me faulla të shumtë.

10′ Aliji harkon një top të rrezikshëm nga e majta, por largojnë në momentin e fundit mbrojtësit vendas.

6′ Lima ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Uzunit.

2′ Shqipërisë i mohohet një 11-metërsh i pastër pas ndërhyrjes së gabuar të futbollistëve vendas ndaj Grezdës, por gjyqtari vazhdon lojën.

1′ Start fantastik i Shqipërisë. Grezda depërton bukur nga e majta, harkon një top të rrezikshëm për Uzunin, i cili godet bukur, por topi stampohet në traversë.

Rasti uzunit on Vidnews.

1′ Ka startuar sfida, vendasit luajnë topin e parë nga qendra.

FORMACIONET ZYRTARE:

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Aliji, Xhaka, Kaçe, Basha, Uzuni, Grezda, Sadiku. Trajner: Ervin Bulku

Andorra: Gomes, Rubio, Lovera, Lima, San Nikolas, Rodrigez, Rebes, Vales, Klemente, Martinez, Vieira. Trajner: Koldo Alvarez.

Andorra-Shqiperi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura