“Andit s’ia kam ndjerë mungesën”, ish-konkurrenti i Përputhen sqaron njëherë e mirë raportin me Jasminën: Ka luajtur rolin! E kam mbyllur kapitullin me të, s’meriton as …

Oct 19, 2021 | 16:02
SHPËRNDAJE

Kapitulli mes Jasmina Kadriut dhe Andi Artanit duket se është mbyllur përfundimisht. Ish-çifti nisën një histori dashurie në “Përputhen”, por romanca mes tyre nuk zgjati shumë, madje janë ndarë me inate me njëri-tjetrin.

andi artani jasmina kadriu

Gjatë një interviste, Andi Artani sqaroi se Jasmina “hiqet si një tjetër njeri”. Sipas tij, ajo është përpjekur gjatë gjithë kohës ta kontaktojë, madje për ditëlindje i bëri surprizë duke ardhur në Tiranë, por në intervista deklarohet se “s’ka shans as të jenë miq bashkë”.

andi artani jasmina kadriu (3)

Ish-konkurrenti i Përputhen theksoi se kapitulli me Jasminën është mbyllur përfundimisht dhe s’ka ndërmend ta hapë më, duke shtuar se “ajo nuk meriton të jenë aq miq”.

“Jasmina e ka theksuar dhe ritheksuar, edhe pse u fut dy javë pas meje, duke thënë kush ka qenë Andi pa Jasminën. Në fakt kush ka qenë Jasmina pa Andin. S’kam qejf të drejtoj gishtin, por ka thënë sikur më ka ngritur mua. Unë i ngritur kam qenë, kam dalë ma vajza të tjera. Edhe gjatë kohës që kam qenë i deklaruar, vajzat e tjera kanë dashur të më zgjedhin në takim. Zgjodha të mos dilja, pasi isha deklaruar për të. Jam zhgënjyer nga Jasmina, ajo ka tentuar të më kontaktojë disa herë. E gjitha ishte ideja e saj, por ma hodhi mua. E ka luajtur rolin, sikur është një Jasminë ndryshe. Dy ditë pas Prime erdhi për ditëlindjen time, gjasme për të bërë surprizë. S’e kam festuar, e pranoj. I thashë faleminderit, pasi iku i shkrova: “Pas gjithçkaje që ka ndodh, të vlerësoj. Faleminderit!”, pastaj filloi me të vetat.

andi artani jasmina kadriu (6)

Në ballafaqim thua Andit nuk ia kam ndjerë mungesën, s’ka shans të jemi miq. Unë nuk shkova aty për ribashkim, sepse atë kapitull e kam mbyllur dhe s’kam ndërmend ta rihap. Ndaj isha dakord të bëja ballafaqim. Unë s’kam qejf të mbaj inat, doja të sqaroheshim njëherë e përgjithmonë. Me ato gjeste që ka bërë nuk meriton të jemi as miq. Kam vazhduar jetën time, kam plane të tjera”, deklaroi Andi Artani.

andi artani jasmina kadriu (5)

Ai u shpreh se aktualisht është single, duke lënë të hapur mundësinë për njohje me vajza të tjera. Ndërsa shtoi se nëse do i bëhej ftesë për të hyrë në BB Vip do e pranonte.

“Jam single, nga ana e zemrës asgjë e re. Goca …(qesh). Nëse më bëhet ftesa për të hyrë në Big Brother do e kisha pranuar. Do ishte interesante, pasi do vërtetoja që jam i njëjti. Do ishte cool”, përfundoi Andi Artani.

/Panoramaplus.al

jasmin kadriu (5) jasmina kadriu (8) jasmina kadriu (7) jasmina kadriu (6) jasmin kadriu (5) jasmin kadriu (1) jasmin kadriu (3) jasmin kadriu (1) jasmin kadriu (5) jasmin kadriu (3)

andi artani (2) andi artani (6) andi artani (5) andi artani (1) andi artani (3) andi artani (7) andi artani (4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura