Andi Bushati dhe Armand Shkullaku vjedhin Fatos Lubonjën

May 21, 2016 | 9:00
SHPËRNDAJE

Dy drejtuesit e portalit “Lapsi.al”, Andi Bushati dhe Armand Shkullaku vjedhin në mënyrë të paskrupullt opinionet e Fatos Lubonjës.

Shkrimi i publikuar sot nga Lubonja ne Panorama ku ne fund te tij eshte shenimi "Opinion i shkruar për “Panorama”. Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi pa lejen e gazetës."
Shkrimi i publikuar sot nga Lubonja ne Panorama ku ne fund te tij eshte shenimi “Opinion i shkruar për “Panorama”. Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi pa lejen e gazetës.”

Për të disatën herë me radhë ky portal boton të plota opinionet e Lubonjës, i cili ka një kontratë ekskluziviteti me Gazetën Panorama.

Megjithëse në fund të të gjithë artikujve është i vendosur shënimi “Opinion i shkruar për “Panorama”. Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi pa lejen e gazetës”, kjo nuk i ndalon aspak Bushatin dhe Shkullakun të bëjnë vjedhjen e radhës sa herë që shkrimet e Lubonjës publikohen në Panorama.

Vjedhjet e shkrimeve të opinionistit të Gazetës Panorama, Fatos Lubonja, nuk kanë asnjë ndryshim nga ato që bëjnë hajdutët me maska dhe që portali ‘lapsi.al’ mendon se i denoncon.

Megjithëse ky veprim është denoncuar disa herë dhe portalit i është kërkuar të mos e bëjë më këtë shkelje, ‘lapsi.al’ nuk e ka ndalur në përvetësimin e opinioneve të Lubonjës.

Shkrimi i vjedhur nga portali lapsi.al
Shkrimi i vjedhur nga portali lapsi.al

Këtu nuk po flasim për dhjetëra lajme ekskluzive, intervista dhe dossier të botuar në Gazetën Panorama që ky portal i merr pa marrë më parë leje, por për vjedhjen e një vepre të blerë ekskluzivisht nga Gazeta Panorama.

Gazeta “Panorama” do t’i drejtohet gjykatës për vjedhjen që i është bërë nga portali “lapsi.al” duke kërkuar dëmshpërblimin e humbjes së shkaktuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura