Ançeloti tregon bisedën me Klopin: Më tha se zhvillimi i asaj ndeshje ishte një vendim kriminal

Mar 28, 2020 | 14:53
SHPËRNDAJE

Karlo Ançeloti ka dhënë një intervistë së fundmi, ku ka folur për situatën e Koronavirusit dhe momentin që po kalon futbolli.skysports-napoli-carlo-ancelotti_4863154

Tekniku italian që ka folur për “Corriere dello Sport”, ku ka tregua se Klop i kishte thënë se zhvillimi i ndeshjes me Atletikon, ishte një vendim me të vërtetë kriminal. “Kam dyshime të mëdha në lidhje me rifillimin e futbollit përsëri. Nëse vendoset të rikthehemi, atëherë do na duhen të paktën 3 javë stërvitje që të vijmë në formën më të mirë.

Futbolli tani nuk është shumë i rëndësishëm, shpresojmë që ta kalojmë shpejt këtë situatë. Do ishte mirë nëse e vazhdojmë sezonin aty ku e lamë.5dda9d13b81f454eb1170dbaae3f7f3b500x500@2x

Pas ndeshjes Liverpul-Atletiko, fola me Klopin dhe më tha se zhvillimi i asaj ndeshje në ato kushte ishte një veprim kriminal. Me të vërtetë mendoj se kishte të drejtë.”, u shpreh Ançeloti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura