Ançeloti drejt shkarkimit, Napoli gati t’i besojë drejtimin e skuadrës ish-trajnerit tjetër të Milanit

Nov 12, 2019 | 16:17
SHPËRNDAJE

Napoli nuk po kalon një periudhë shumë të mirë kohët e fundit, teksa nuk njohin fitore prej 5 ndeshjesh.carloancelotti-cropped_vmx8bpeedi0o1xoytdwka673q

Pikërisht për shkak të kësaj forme të keqe të skuadrës, presidenti Aurelio De Laurentis, po mendon shkarkimin e Karlo Ançelotit nga posti i trajnerit.

Marrëdhënia midis të dyve nuk është më e mira e mundshme, dhe në ditët e ardhshme mund të vijë edhe shkarkimi i ish-trajnerit të Milanit.

Sipas asaj që shkruan “Tuttosport”, vendin e Ançelotit në rast shkarkimi, pritet ta marrë pikërisht një ish-trajner tjetër i Milanit. Gatuzo

Bëhet fjalë për Xhenaro Gatuzon, i cili pëlqehet shumë nga presidenti napolitan, i cili është i bindur t’i besojë atij drejtimin e skuadrës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura